Reshjet e shiut probleme në  rrethe
në Kurbin uji merr me vete bagëtitë

Reshjet e shiut probleme në  rrethe<br />në Kurbin uji merr me vete bagëtitë
Reshjet e shiut që kanë rënë me intensitet të lartë në të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit.

Situata më problematike paraqitet në Kurbin, aty ku nga reshjet kanë ngordhur edhe 100 krerë bagëti.

Siç raportohet nga gazetari i Report Tv në këtë zonë, sasia e madhe e ujit ka marrë me vete 100 krerë bagëti të imta ku dëmi i shkaktuar është 2 milion lekë për blegtorin.

Fermeri Gani Lika thotë se uji ka ardhur në mënyrë të menjëhershme, duke i shkatërruar të gjithë ekonominë e tij familjare. Ai apelon për ndihmë, pasi e vetmja e ardhur për familjen e tij prej 8 anëtarësh ishte ky biznes.
 
Kanë qenë 135 dhi dhe kanë mbetur 10 krerë. Të gjitha më kanë ngordhur. Me pula, gjë e gjallë e të gjitha bagëtitë duke përfshirë këtu edhe ushqimin e tyre, gjithçka mi ka marrë uji. Ekonomia ime kjo ishte dhe përmes saj unë mbaja familjen. Apeli im është që qeveria të na ndihmojë pasi ne nuk kemi me se të jetojmë tani” tha kryefamiljari.

Dëmet e shkaktuara në këtë fermë kapin një vlerë prej 2 milion lekësh të reja, ndërsa gjatë ditës së sotme për të verifikuar atë çfarë ka ndodhur pritet që të shkojnë dhe specialiste të bujqësisë. Nga përmbytja që përfshiu Kurbinin janë dëmtuar shumë bagëti, por ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara.

[gallery]19043[/gallery]
Ora 11:00  Shiu i dendur në Rrëshen, lumi dëmton unazën e qytetit
Reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Rrëshenit në Mirditë.

Unaza e qytetit  rrezikon të shembet nga prurjet e Lumit Zmeja.

Rrjedha e fortë e Lumit ka dëmtuar argjinaturën mbrojtëse të këtij segmenti rrugor. Gërryerjet i janë afruar trasesë së rrugës në dy vende, në një gjatësi prej 120 metra linear.

Nga kjo situatë rrezikohen dhe tubacionet e ujësjellësit të Mirditës si dhe linja elektrike që ndodhet aty pranë.

Nën kryetari i Bashkisë Mirditë Julian Përgega e vlerëson situatën si mjaft alarmante, duke kërkuar mbështetjen e Emergjencave Civile, pasi Njësia Vemdore e ka të pamundur që të ndërhyjë me buxhetin e  saj.

Ky është një segment goxha problematik për shkak të rrezikshmërisë që paraqet lumi Zmeja dhe si rezultat i kësaj ka bllokuar fshatin Jezu, rrugën që e lidh me qytetin dhe dëmet më të konsiderueshme i ka shkaktuar në unazë. Dëme të mëdha i ka shkaktuar në unzë, rrezikohet rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike’ tha ai.

Aktualisht në dy vendet ku janë konstatuar gërryerjet është bllokuar lëvizja e mjeteve dhe e këmbësorëve, pasi lëvizja përbën rrezik.
 
Prurjet e lumit Zmeja  kanë dëmtuar edhe segmentin që lidh fshatin Juzëll me qendrën e bashkisë. Burime nga Bashkia e Mirditës kanë bërë me dije se për të parandaluar një përkeqësim të situatës është kërkuar ndihma e firmave mirëmbajtëse të rrugëve për sjelljen e inerteve dhe hedhjen e tyre në dy pikat e unazës së qytetit të goditura nga rrjedha e fortë e lumit.

Lumi Demton unazen Rreshen
Lumi Demton unazen Rreshen

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion