Reshjet e shiut të pakta, në
nivele të ulëta niveli ne HEC-e

TIRANE-Reshjet e  shiut që kanë mbërthyer Kukësin që prej mëngjesit të së martës kanë rritur shpresat për përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës pasi thatësira e dhjetorit solli edhe rënien e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. 

Kjo ka bërë që prurjet në hidrocentralin e Fierzës të jenë në nivele të ulëta, gjë që ka detyruar OSHEE të blejë energji për periudhën 21 dhjetor 2016 deri në 31 janar 2017, në vlerën 13.3 milionë euro.

Prurjet e ujit të të dy lumenjve “Drin” dhe të përrenjve të tjerë që derdhen në liqenin e Fierzës, aktualisht  janë rreth 122 metër kub ujë në sekondë, çka ka sjellë edhe rënien e nivelit të ujrave, i cili ka arritur në 283.59 metra.

Liqeni i Fierzës që shërben si rregullator i ujërave edhe për dy hidrocentralet e tjerë të mëdhenj të kaskadës së Drinit, Komanit dhe Vaut të Dejës, në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë në nivelin e 296 metra mbi nivelin e detit.

Ndërsa në nivelin minimal prej 242 metra mbi nivelin e detit, rezervat ujore janë vetëm 1,2 miliard metër kub ujë që nuk janë të shfrytëzueshme për prodhim energjie.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A