Reshjet, Gjiknuri mbledh Emergjencat
Situata në kaskadën e Drinit, normale
Reshjet e ditëve të fundit, ka bërë që ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri të mbledhë sot emergjencat civile, për të diskutuar mbi situatën në kaskadën e Drinit.
TIRANË - Reshjet e ditëve të fundit, ka bërë që ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri të mbledhë Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, për të diskutuar mbi situatën në kaskadën e Drinit.
Takimi është bërë në mbrëmjen nën drejtimin e Gjiknurit. Gjatë diskutimeve është analizuat situata e ditëve të fundit, pas reshjeve të dendura të shiut dhe gjendja në hidrocentralet e Kaskadës së lumit Drin.
Në raportin e dorëzuar është bërë e ditur se, deri në orën 19:00, të ditës së sotme, kuota në HEC-Fierzë është 273.21 metra, kuota në HEC-Koman është 173.94 metra dhe kuota në HEC- Vau Dejës është 75.39 metra.
Sipas ministrisë së Energjitikës, rezulton se “situata para reshjeve ka qenë në përputhje të plotë me rregulloren por edhe menaxhimi i situatës së këtyre ditëve është bërë në përputhje me këtë rregullore, duke mos patur problem në zonën e Shkodrës dhe nën Shkodrës”.
Gjatë takimit, ministri Gjiknuri ka kërkuar që situata të trajtohet me kujdes në vazhdimësi duke koordinuar punën midis strukturave të vet sektorit energjitik, në përputhje me rregulloren përkatëse.
Gjiknuri gjithashtu ka kërkuar që të koordinohen masat edhe në përputhje me parashikimet atmosferike për ditët në vijim. Sipas tij, duhet edhe një bashkëpunim me pushtetin vendor për të patur një menaxhim sa më të mirë të situatës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02