Reshjet, KESH arrin rekord
prodhimi 30 mln kWh/ditë

Reshjet, KESH arrin rekord<br />prodhimi 30 mln kWh/ditë
Prodhimi i energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur rekordin historik prej 30 milionë kilovatorësh në ditë, falë reshjeve masive. Agregatët e prodhimit në HEC-e janë në gjendje optimale dhe po funksionojnë me kapacitet maksimal.

Nga kjo sasi, 21 milionë kWh shkon çdo ditë për mbulimin e konsumit në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 8 apo 9 milionë kilovatorësh eksportohet ose depozitohet për shkëmbime të mëvonshme. Përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit ka rikthyer eksportet masive të energjisë elektrike.

Muajin e kaluar KESH eksportoi rreth 2.5 milionë euro në vlerë, ndërsa në prill fatura totale e kontraktuar shkon në 8 milionë euro. Në maj fatura e shitjes së energjisë jashtë pritet të jetë edhe më e lartë.

Me këto ritme, në dy muaj e gjysmë Korporata do të arkëtonte nga eksporti më shumë se 20 milionë euro, shumë e barabartë me 25% të fondit që duhet të marrë qeveria nga shitja e katër hidrocentraleve me fuqi të mesme, pak kohë më parë. Tre vjet më parë, të ardhurat e KESH-it nga eksporti i energjisë arritën në 120 milionë euro.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë