Këtë muaj eksporti arrin 12.5-13 milionë kilovatorë/ditë, ndërsa importi realizohet vetëm nga kompanitë private që merren me këtë tregtim duke furnizuar prodhuesit e mëdhenj.
Situata hidrike e ditëve të fundit ka ndikuar në rritjen e konsiderueshme të rezervës hidrike në liqenet e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, që administron KESH-i dhe, për pasojë, prej disa javësh kuota e liqenit ka arritur në 297 metra në HEC-in e Fierzës, një kuotë maksimale, me prurje 400 m3/sek, me rezervë hidrike të konsiderueshme ku priten ulje të prurjeve dhe sasive të reshjeve.
Aktualisht, po punohet me kapacitet të plotë në Fierzë pa derdhur ujë nga portat e shkarkimit. KESH ka marrë përsipër shlyerjen edhe të detyrimeve të prapambetura ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë, që në total arrin në 2 miliardë lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)