Ministria e Energjetikës deklaron se situata deri në këto momente në hidrocentralet kryesore të vendit është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik, pavarësisht se kuotat e hidrocentraleve janë rritur.
 
Sipas të dhënave zyrtare niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është në kuotën e 289.83 m, në hidrocentralin e Komanit në niveli i ujit ndodhet në kuotën e 171.93 m.
 
Dhe pse afër pikës maksimale ndodhet nën kontroll edhe hidrocentrali i Vaut të Dejës, i cili gjendet në nivelin e 74.36 m.
 
Ndërkohë që mësohet se aktualisht hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë dhe ende asnjë nga portat emergjente të shkarkimit nuk është hapur.
 
Kuotat në hidrocentrale: Fierzë 289.83 m; Koman 171.93 m dhe Vau Dejës 74.36 m.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)