Nënstacioni elektrik në Skelë rrezikon të përmbytet si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë Vlorën.
Sipas ekspertëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të parandalur një gjë të tillë janë marrë masat dhe po punohet me një brigadë për pastrimin e ujit.
Kjo ka bërë që zona e lagjes ‘Pavarësia” të mbetet pa energji elektrike.
“Shtëpia plot me ujë, ça dëmi të bëhet më, një palë plaçka i hodha në ujë, tani më duhet ti hedh dhe të tjerat” ka thënë një banor.
Ndërsa kryetari i bashkisë ka thënë se, “Gjithë punonjësit e bashkisë janë të shpërndarë në territor, ka shumë fronte ku qyteti është përmbytur, mundësi për shërbim është e reduktuar, por jemi në krye të punëve për t’iu shërbyer qytetarëve. Shirat vazhdojnë dhe ne po presim’ tha Leli.
Sakaq, reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në drejtim të qarkullimit të automjeteve ku problemet më të ëmdha janë shfaqur tek Kampi i Puntorëve deri tek Uji i ftohtë, ku janë bllokuar disa mjete nga rënia dhe depozitimi i inerteve. Po ashtu "Ujë i ftohtë" - "Radhimë", fshatrat "Sherisht", "Selenicë", "Peshkëpi", vendet e quajtura "Skelë", "Albano dhe Romina", "Kepi i kalldrëmit", lagjia "10 Korriku", zona prej të cilave ka telefonata për ndihmë nga disa familje.
/Shqiptarja.com

VIDEO