Reshjet në Shkodër, reagon prefekti Cesk Millja: Situata është normale, po monitorojmë në terren (VIDEO)

Reshjet ne qarkun e Shkodrës nuk kanë krijuar probleme madhore. Duke folur rreth situatës në qarkun e Shkodrës pas reshjeve gjatë ditëve të fundit, prefekti Cesk Millja është shprehur se situata është normale. Sipas tij niveli i lumenjve dhe liqenit të Shkodrës është në kushte normale dhe nuk rrezikohen përmbytje.

Millja ka shtuar me pas se situata po mbahet në vëzhgim ndërsa nuk ka asnjë rrugë të bllokuar.

"Situata në Shkodër është normale dhe e qetë. IGJEUM ka komunikuar se reshje do të ketë, por janë reshje të stinës. Dua t'ju them se kemi marrë masat me të gjithë strukturat. U garantoj të gjithë qytetarët që i gjithë procesi është ne kontroll, nuk ka asnjë problem. Jemi në kushte dhe situatë normale dhe pas kësaj thatësire shpresojmë se pjesa e reshjeve të jetë në këtë standardë. Për sa i përket kaskadës së Drinit po punohet në standardet ditore. Në këto hidrocentrale  dhe në lumin Drin e Bunë janë në rrjedhje normale." ka thënë fillimisht Cesk Millja.

"Reshjet sjellin edhe probleme në rrugët rurale. Ditën e hënë do të takojmë mirëmbajtësit e rrugës dhe do të bisedojmë. Ka patur probleme edhe në rrugën e Dukagjinit në anën e Kirit. Por në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë marrë masa dhe po punohet për normalizimin e situatës. Dua të theksoj së duhen bërë inspektime. Edhe atje ku ka mangësi të riparohet dhe të eci procesi. Aktualisht rrugë të bllokuara nuk ka. Në Theth dje kishte por u zhbllokua. Do të marrim masa në takimin që do të bëjmë të hënën. Edhe për kalueshmërinë nga bora. Kemi patur takime me KESH me OSHEE." ka thënë më pas Millja.


Lajmi kryesor:

Moti i keq 'pushton' Shqipërinë/ Reshje intensive, rrufe e përmbytje! Situata në qarqet kryesore të vendit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja