Moti i keq 'pushton' Shqipërinë/ Reshje intensive, rrufe e përmbytje! Situata në qarqet kryesore të vendit

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin tonë, duke krijuar probleme në disa qytete. Situata më problematike deri më tani është shfaqur në qarkun e Kukësit, ku si pasojë e reshjeve të dendura masive të shumta dherash janë shembur mbi rrugë. Ndërkohë në aksin rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec i rrugës nacionale Kukës-Shishtavec një shkëmb masiv është shkëputur nga faqja e malit dhe ka ngecur buzë rrugës duke rrezikuar jetën e përdoruesve të kësaj rruge.

Ndërsa në qarkun e Lezhës nga moti i keq kanë mbetur pa energji disa zona në Zejmen. Po kështu probleme me energjinë janë hasur edhe në qarkun e Gjirokastrës. Ndërsa në qytetin e Durrësit ku ditën  e djeshme situata ishte shumë rëndë si pasojë e përmbytjeve të rrugëve, uji është tërhequr dhe qyteti është kthyer në normalitet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Shkëmbi buzë rrugës rrezikonte udhëtarët, punonjësit e bashkisë nisin punën për ta larguar

1533584205_rrugashishtavecsot6gushti001.jpg

Punonjësit e bashkisë së Kukësi kanë nisur punën për pastrimin e rrugës Ura e Zapodit-Shishtavec. Buzë kësaj rruge kishte ngecur edhe një gurë gjigant që ishte shkëputur nga faqja e malit, por që punonjësit e bashkisë po punojnë që ta largojnë nga rruga.

Ora 15:00
Moti i keq shkakton probleme edhe në Berat, gurët shkëputen nga mali dhe bien mbi rrugë

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellur probleme edhe në  Berat. Në aksin rrugor Berat-Polican ka patur rrëshqitje të shumta gurësh, duke u kthyer në një problem serioz për kalimtarët.

Ndërkohë për këtë aks rrugor, qytetarët shprehen jashtë kamerave se janë rrezikuar edhe herë të tjera për shkak se rrëshqitja e gurëve ndodh shpesh.

 

Ora 12:26
Vlorë/ Situatat me reshjet, mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile: Plan masash në raste problematike

Në kuadër të sezonit të shirave, në qytetin e Vlorës është mbledhur Komisioni i Mbrojtjes Civile në këtë qark.  Në këtë mbledhje është diskutuar rreth planit të masave dhe veprimeve që duhen marrë në lidhje me situatën e reshjeve që pritet të vijë në javët në vijim. Po kështu në mbledhje është folur edhe rreth situatës së zjarreve që ranë gjatë verës.

Ndërkohë pas dy ditësh reshjeve intensive në Vlorë situatat nuk duket problematike. Vështirësi janë hasur vetëm pranë Urës së vanës në Delvinë. Ndërkohë që ka nisur ndërhyrja për ta rikthyer në normalitet.

Ora 12:26
U bllokuan pas rrebesheve të shiut, nis pastrimi i rrugëve në qarkun e Kukësit


Me anë të një reagimi zyrtarë të prefekturës së Kukësit është njoftuar se ka nisur puna për pastrimin e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitja e dherave pas reshjeve intensive.

"Nga informacionet e marra nga përgjegjësit e emergjencave të bashkive situata në 3 bashkitë ka qenë normale, nuk kemi situata emergjente përveç në bashkinë Tropojë kemi një bllokim nga rrënje inertesh të segmentit rrugor që lidh fshatin Markaj me fshatin Tetaj  Nj.Ad Lekbibaj. Nga bashkia Tropojë është dërguar një fadromë dhe dy punëtorë për çbllokimin e saj.

Rrugët nacionale në Qarkun Kukës janë të kalueshme, ku nga firmat kontraktore që kanë në performance këto rrugë po punojnë për mbajtjen në gatishmëri të tyre si në largimin e inerteve dhe hapjen e turbinave. Rruga Ura e Zapodit-Shishtavec ngelet problematike sepse mirëmbahet nga bashkia Kukës.  Nj.Ad administrative Shishtavec janë dërguar punonjës për të mbajtur në gjendje të kalueshme këtë segment." njofton prefektura e Kukësit.

Ora 12:07
Moti i keq këput telat elektrik, punonjësit e OSHEE në mes të mjegullës nisin riparimet (VIDEO)

Rajoni Shkodër është përfshirë nga moti i keq gjatë dy ditëve të fundit duke shkaktuar dëme në rrjetin elektrik. Ndërkohë OSHEE njofton se grupet e avarisë, njësia 'Shkodra3' ndodhen në terren për të rikuperuar linjat e prekura dhe normalizimin e situatës. Ashtu siç shihet në pamjet e aksionit të OSHEE, moti në Shkodër vijon të jetë i keq, ku mjegulla ka mbuluar një pjesë të madhe të kodrave përreth.

Ora 10:54
Reshjet intensive/ Normalizohet situata e përmbytjeve në Durrës

Foto ilustruese 


Situata me reshjet e shiut në qytetin e Durrësit po shkon drejt normalizimit. Edhe pse gjatë mbrëmjes së djeshme në këtë qytet pati përmbytje si pasojë e reshjeve intensive, sot situata është më e qetë.

Shirat e kanë ulur intensitetin dhe prania e ujërave në akset problematike është më pakët. Ndërsa mjetet lëvizin lirshëm.

Ora 10:25
Reshjet në Shkodër, reagon prefekti Cesk Millja: Situata është normale, po monitorojmë në terren (VIDEO)

Reshjet ne qarkun e Shkodrës nuk kanë krijuar probleme madhore. Duke folur rreth situatës në qarkun e Shkodrës pas reshjeve gjatë ditëve të fundit, prefekti Cesk Millja është shprehur se situata është normale. Sipas tij niveli i lumenjve dhe liqenit të Shkodrës është në kushte normale dhe nuk rrezikohen përmbytje.

Millja ka shtuar me pas se situata po mbahet në vëzhgim ndërsa nuk ka asnjë rrugë të bllokuar.

"Situata në Shkodër është normale dhe e qetë. IGJEUM ka komunikuar se reshje do të ketë, por janë reshje të stinës. Dua t'ju them se kemi marrë masat me të gjithë strukturat. U garantoj të gjithë qytetarët që i gjithë procesi është ne kontroll, nuk ka asnjë problem. Jemi në kushte dhe situatë normale dhe pas kësaj thatësire shpresojmë se pjesa e reshjeve të jetë në këtë standardë. Për sa i përket kaskadës së Drinit po punohet në standardet ditore. Në këto hidrocentrale  dhe në lumin Drin e Bunë janë në rrjedhje normale." ka thënë fillimisht Cesk Millja.

"Reshjet sjellin edhe probleme në rrugët rurale. Ditën e hënë do të takojmë mirëmbajtësit e rrugës dhe do të bisedojmë. Ka patur probleme edhe në rrugën e Dukagjinit në anën e Kirit. Por në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë marrë masa dhe po punohet për normalizimin e situatës. Dua të theksoj së duhen bërë inspektime. Edhe atje ku ka mangësi të riparohet dhe të eci procesi. Aktualisht rrugë të bllokuara nuk ka. Në Theth dje kishte por u zhbllokua. Do të marrim masa në takimin që do të bëjmë të hënën. Edhe për kalueshmërinë nga bora. Kemi patur takime me KESH me OSHEE." ka thënë më pas Millja.

Ora 09:46
Moti i keq/ Fieri 'zgjohet' nga rrufetë



Moti i keq ka 'pushtuar' edhe qytetin e Fierit. Gjatë natës deri rreth orës 4 të mëngjesit raportohet se ka patur reshje te dendura shiu. Po kështu gjatë mëngjesit të sotëm ka patur shkarkesa të shumta elektrike.

Ndërkohë nga reshjet e dendura të shiut nuk raportohet të ketë problematika të mëdha.

Ora 09:26
Moti i keq në Gjirokastër lë pa energji elektrike Luftinjën e Buzin


Në qarkun Gjirokastrës, sipas informacioneve të marra nga emergjencat e bashkive situata paraqitet pa probleme madhore.

Gjate natës kane 15 mm reshje shiu ndërsa reshje të lehta ka pasur edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Rrugët janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Megjithatë në disa zona si pasojë e motit të keq është ndërprerë energjia elektrike. Konkretisht pa energji elektrike janë Luftinje dhe Buzi në bashkinë Memaliaj.

Për sa i përket Lumit Vjosa është në shtratin e tij dhe nuk përbën shqetësim. Ndërkohë Emergjencat civile janë në ndjekje të situatës.

Ora 09:25
Tërhiqet uji që përmbyti rrugët e Lezhës, por disa fshatra vijojnë pa energji



Që prej mbrëmjes së djeshme disa fshatra në Zejmen të Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike. Kjo ka ardhur si pasojë e motit të keq që ka vijuar me reshje të dendura shiu për gjatë gjithë natës.

Ndërkohë në qytetin e Lezhës uji është tërhequr nga zonat ku kishte përmbytje gjatë mbrëmjes së djeshme, kryesisht në qendër të qytetit dhe në Shëngjin.

Ora 09:14
Kukës/ Shkëmbi rrezikon të shembet mbi aksin Ura e Zapodit-Shishtavec! Bllokohet njëri krah i qarkullimit në aksin Bajram Curri - Valbonë (VIDEO)

Reshjet e shiu kanë vijuar me intensitet të lartë në Qarkun e Kukësit. Në këtë qark ka pasur reshje të dendura shiu deri në 24.4 milimetra, ku kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Si pasojë e reshjeve në rrugët e bashkisë së Tropojës dhe të Hasit ka pasur rrëshqitje dherash e masivesh shkëmbore duke bllokuar qarkullimin. Sipas shtabit rajonal të emergjencave civile në rrugën kombëtrar Bajram Curri- Valbonë lëvizjet e mjeteve bëhet në një krah për shkak të gurëve dhe dherave, ndërkohë po punohet për pastrimin e plotë të këtij aksi.

Po kështu në aksin e rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec i rrugës nacionale Kuies-Shishtavec ka patur rrëshqitje të mëdha gurësh. Ndërkohë një shkëmb i madh është shkëputur nga shpati i malit dhe rrezikon që të bjerë në rrugë, duke u kthyer në rrezik serioz për përdoruesit e rrugës.

\"Shembjet janë të pranishme për deri sa nuk ka rrjeta mbrojtëse. rreziku është evident. Ka rrezik, por zoti na rujt i thonë." ka thënë një shofer që kalonte në këtë rrugë.

Dëmtimi te rruga Kukës - Shishtavec
 
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eleonora: 07/11/2019 15:17

    SHYQYR QE BIE SHI,,KISHIM TRE MUAJ PA SHI,,,TE MBUSHEN BIRDOCENTRALET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja