Aksi rrugor që lidh fshatin Lojme në Komunën Zapod me qytetin e Kukësit falë punë së banorëve të zonës është çliruar nga gurët që kishin bllokuar rrugën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e reshjeve intensive.

Denonciomi për bllokimin e këtij aksi rrugor u bë mbrëmë nga banorët nëpërmjet një telefonate në televizionin A1 report.
Sipas kryekomunarit të Zapodit, Dan Kaloshi rruga paraqet ende probleme por ështe e kalueshme për mjetet.

Kaloshi në një lidhje telefonike me televizionin A1 Report sqaroj se rrëshqitjet e dherave kanë qënë të pranishme për shkak të reshjeve por edhe amortizimit të këtij segemnti rrugor.

Ai sqaroi se pritet edhe ndihmë nga ana e prefetkturës për normalizimin e plotë të situatës.
"Është një fshat që është në rrëshqitje, është bërë studimi gjeologjik dhe qeveria ka probleme në investim sepse nuk mund të investojë në një fshat që ka rrëshqitje herë pas here janë marrë vendime të vecanta për dhënien e ndihmës financiare për largimin e banorëve nga ai vend,"- u shpreh kryekomunari Dan Kaloshi.
Bllokimi i këtij aksi rrugor izolon rreth 57 familje në fshatin Lojme.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO