Reshjet nuk ndalen, MB thirrje
banorëve: Telefononi në 129 e 128
Ministria e Brendshme, nëpërmjet zërit të saj zyrtar, bën me dije për të gjitha banorët e Jugut të vendit, që iu kërcënohet jeta nga ujërat e lumenjve, të kenë parasysh dhe të telefonojnë në numrat telefonik 129, që i përket Policisë dhe 128, që iu përket shërbimeve Zjarrfikëse.
TIRANE- Ministria e Brendshme, nëpërmjet zërit të saj zyrtar, bën me dije për të gjitha banorët e Jugut të vendit, që iu kërcënohet jeta nga ujërat e lumenjve, të kenë parasysh dhe të telefonojnë në numrat telefonik 129, që i përket Policisë dhe 128, që iu përket shërbimeve Zjarrfikëse.
Në fakt, në lidhje me përgjigjen tek nr 129, ditën e djeshme ka patur kontestime të mëdha nga e banorëve të cilët kërkonin ndihmë pasi ishin izoluar dhe e kishin të pamundur të dilnin nga uji i që iu kishte bllokuar çdo rrugëdalje. Megjithatë, fati ka qenë me këta banorë, të cilët, edhe pse thuajse kanë humbur gjithçka që kanë patur, të paktën nuk kanë humbje në njerëz. Sipas të dhënave që vijnë nga shtabi i Emergjencave, bëhet me dije se gjithçka mund të ndryshojë si për mirë ashtu edhe për keq, në sajë të reshjeve të shiut, paçka se nga të gjitha instancat është dhënë garancia e një gatishmërie totale për të evituar çdo lloj rreziku jete në njerëz.
Reshjet Sipas specialistëve saktësohet se kanë qenë shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit që kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë shtrati të lumit Vjosa dhe të një sërë lumenjsh të tjerë në Jug të vendit. Sipas të dhënave, pritet një shi i dendur edhe ditën e nesërme, ku frika më e madhe ekziston pikërisht në ndryshimin e reshjeve gjatë natës, pavarësisht masave të marra.
Vetë kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, teksa është përpjekur të sqarojë situatën tejet të rënduar në disa rrethe të Jugut, ka hequr një paralele me përmbytjet në Shkodër, ku sipas tij, përmbytjet në Shkodër ishin të komanduara, ndërsa Vjosa ka qenë e pamundur të komandohet, pasi gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Në fakt kërcënim janë rreth 6 lumenj, ndërkohë që në zonat që nuk janë shqetësim lumenjtë, është rikthyer bora duke sjellë probleme serioze në qarkullim. Njëkohësisht rrëshqitja e dherave dhe e gurëve kërcënon me dhjetëra shtëpi në disa rrethe të tjera.
TepelenëMë shumë se 1300 banorë të tre fshatrave të Komunës Krahës në rrethin e Tepelenës, janë bllokuar nga kontakti rrugor, me pjesën tjetër të komunës për shkak të dëmtimit të rrugës që lidh qendrën e komunës me tre fshatrat Kalivaç, Lenjës dhe Përparimi. Rruga është dëmtuar në një gjatësi gati 15 metra dhe gjerësi 3 metra çka e bën të pamundur kalimin në të.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldive (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44
-
Sondazhi/ Sharjet dhe shpifjet e politikanëve, 79.4% nuk i quajnë normale! Diaspora më kundër shpifjeve se shqiptarët këtu
16 Janar, 21:37
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27