Reshjet po e “pasurojnë” “KESH-in”

Reshjet po e “pasurojnë” “KESH-in”
TIRANE - Katër muajt e fundit duket se kanë qenë një “periudhë e artë” për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka rritur ndjeshëm eksportin e energjisë, falë rezervave hidrike, të mbushura në maksimumin e mundshëm.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, nga muaji mars deri në 15 qershor, KESH-i ka arritur të sigurojë rreth 26 milionë euro nga eksporti.

E, nëse reshjet vazhdojnë, shitja e energjisë mund të vijojë edhe në periudhën e verës, pasi aktualisht niveli i liqenit të hidrocentralit të Fierzës është në kuota maksimale - 296 metra mbi nivelin e detit dhe nuk mund të krijohet më tej një rezervë ujore.

Ky është edhe rezervuari më i rëndësishëm i gjithë Kaskadës së Drinit. Por, rrugëdalja në këtë situatë është depozitimi i energjisë së prodhuar kryesisht në Kosovë, për t’u tërhequr prej andej në një moment kur Shqipëria do të ketë sërish nevojë për energji nga importi.

Kjo praktikë tashmë vijon prej dekadash dhe ekspertët thonë që dy vendet kanë sektorë plotësues energjetikë, duke qenë se në Kosovë energjia elektrike kryesisht sigurohet nga rezervat e linjitit, qymyrgur me cilës të lartë kalorifike, ndërkohë që vendi ynë ka kapacitete prodhimi hidroenergjetike, që varen nga reshjet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike