Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të Facebook, videon e operacionit të shpëtimit të familjes 5 anëtarësh në Burrel, jeta e të cilëve ishte në rrezik pasi rrjedha e lumit Mat kishte rrethuar banesën e tyre.

Mes tyre ndodhej edhe një foshnje 8-muajshe, çka e vështirësonte ndjeshëm operacionin.

Por pjesëtarët e familjes u evakuuan me helikopterin "Cougar" të Ushtrisë mes kushteve të vështira të motit.