Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

KUKES- Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ku ka arritur në 292.54 metra nga 287.33 metra që ishte në javën e parë të muajit prill.

Prurjet në Fierzë janë 180 metër/kub në sekondë, ndërsa në javën e parë të prillit  ishin 140 metër kub në sekondë, duke pësuar një rritje të prurjeve.

Këto shifra tregojnë se që nga dita e parë e reshjeve të shiut, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me më shumë se 5  metra.

Niveli maksimal i liqenit është 296 metra. Për të arritur këtë shifër, basenit më të madh i duhen edhe 4 metra. 

Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit dhe rritjes së prurjeve hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos podhrojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore. Aktualisht të katër trurbinat nuk janë në punë behet e ditur nga salla operative e Hidocentralit të Fierzës.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agronomi: 19/04/2024 20:22

    Mbillni ca si këto Pemët e shkurret në Digën e Liqenit artificial të Tiranës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi