Reshjet shiu gjatë natës, rënie gurësh e inertesh në disa akse, ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme! Në Bulqizë prezencë uji në rrugë

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në disa akse.

Sipas ARRSH rënie gurësh ka pasur në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Në orët e para të mëngjesit kanë filluar reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Po ashtu reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar problematika në Bulqizë nga prezanca e ujit në rrugë.

Temperaturat kanë qenë në rritje. ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e qytetit në Bulqizë, qytetarët detyrohen të kalojnë përmes ujit

 

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës në Bulqizë kanë shkaktuar përmbytje në disa akse të rrugëve kryesore të qytetit. Qytetarët, siç shihen në pamje detyrohen të kalojnë përmes ujit gjatë kohës që kalojnë rrugën.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë