Aktualisht, nga hidrocentralet e vendit po prodhohen 15 milionë kilovatorë në ditë. Por po në të njëjtat nivele është edhe konsumi energjetik.
Koorporata Elektroenergjetike garanton se, gjatë gjithë periudhës së ftohtë nuk do të ketë probleme me furnizimin 24 orë me energji elektrike.
Fierza ka një kuotë rezerve prej 14 metrash ndërsa Vau i Dejës dhe Komani prej 4 metrash. Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës është 282.4 metra ndërsa prurjet në 273 metër kub ujë në sekondë. Niveli në liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë përkatësisht 172.3 dhe 74.36 metra, ndërsa prurjet anësore janë në vlerat e 338 dhe 313 metër kub ujë në sekondë.
SITUATA NË HEC-ET E DRINIT:
Niveli i liqenit Prurjet
1. Fierza: 282.4 m 273 m3/sec
2. Komani: 172.3 m 338 m3/sec
3. Vau i Dejës: 74.3 m 313 m3/sec
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)