Reshjet turbullojnë burimin e Bovillës
së vjetër, pa ujë një pjesë e Tiranës

Reshjet turbullojnë burimin e Bovillës<br />së vjetër, pa ujë një pjesë e Tiranës
TIRANE - Reshjet e shumta të mbrëmjes së 15 tetorit duke u gdhirë e mërkura kanë turbulluar ujin mbi normat e lejuara të burimit të Bovillës së Vjetër.

Ujësjellës i Kanalizimeve Tiranë që bëri të ditur mëngjesin e sotëm lajmin informon se për këtë arsye është ndërprerë furnizimi i linjes 700 mm, deri në stabilizimin e situatës.

Kjo linjë furnizon me ujë në zonat Zall Herr, Babrru, ish reparti ushtarak 3700.

Gjithashtu stacioni i pompimit në Qaf Mollë nuk është në punë aktualisht për shkak të shkarkimeve elektrike që ka pasur si rezultat i reshjeve të shiut.

Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë informon se po punon me intensitet për të bërë te mundur riparimin në një kohë sa më të shkurtër të këtyre avarive dhe siguron qytetaret e Tiranës që do të marrë masat për të furnizuar me ujë të gjithë zonat e prekura nga këto avari.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës