Banorët e Rrjollit nga Prokuroria, janë zhvendosur përpara bashkisë për të protestuar. Ata kërkojnë një reagim zyrtar nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për dhënien e lejes së ndërtimit Bashkim Ulajt.

Banorët kërkojnë që bashkia t’i dalë krah ndërsa kërkojnë sqarime për një dëgjesë publike të zhvilluar nga firma ndërtuese e Bashkim Ualjt. Banorët thotë se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë në atë mbledhje.

“Jemi duke protestuar se kemi problem me pronat. Jemi zhvendos përpara bashkisë për të marrë një reagim prej tyre. Jemi zonë që administrohemi nga bashkia e Shkodrës. Po lënë pa prona të gjithë fshatin. Bashkia të dalë me një reagim zyrtar, të vijnë të flasin me ne sesi është proceduar për marrjen e kësaj leje ndërtimi. Banorëve po iu plaçkitet prona. Asnjë nga banorët e Rrjollit nuk janë pyetur. Dëgjesa publike që firma ndërtuese pretendon se e ka bërë, nuk është bërë me banorët e Rrjollit”, tha një prej banoreve.

“Po i bëjmë një kërkesë kryetarit të bashkisë Shkodër që ka marrë dhe votat tona, të na përfaqësojë për problemin që kemi. Problemi ynë është prona. Kemi ardhur me marr vesh sesi është proceduar për nxjerrjen e lejes për Bashkim Ulajt. Mesa kuptoj unë, Rama ia ka heq kompetencat bashkive për zonat turistike”, tha një prej banorëve.

Banorët e fshatit Rrjoll janë kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll me pretendimin se u janë grabitur pronat.


Lajmi kryesor:

‘S’na ndal asgjë, duam drejtësi!’, banorët protestojnë para Prokurorisë dhe Bashkisë Shkodër kundër resortit të Ulajt! U bashkohen edhe emigrantë