Kryeministri Edi Rama thotë se vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.
“Vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër, një nga nyjet më të rëndësishme të aksesit në qytet. Punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës po avancojnë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.
Kjo ndërhyrje synon ta kthejë këtë zonë në një hyrje funksionale dhe përfaqësuese, që reflekton identitetin dhe zhvillimin urban të Shkodrës, duke i dhënë qytetit një prezantim më të rregullt, më modern dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët”, shkruan Rama.
Komente













SHKODRA DO 1 MILIARD EURO INVESTIME QE TE VIJE NE VETE..SE KA 35 VJET PA ASNJE KOKERR LEKU INVESTIM.....
PërgjigjuKe te drejte.At qytet e ka damtu aq shume Bashkia e drejtueme nga PD-istat per 33 vite,sa qytete ishte ne "komo".Me gjithe punen e shume te mire te bashkis me B.Becin ne krye,besoj se tashma Shkodra asht zgju.Kush ka sy e sheh ndryshimin.Kush nuk e sheh ndryshimin o nuk "shikon" o ooo keshtu i thot partia.