Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin Durrës-Rrogozhinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:30, ku këmbësori 72-vjeçar, i identidikuar si E.Gj u përplas nga një automjet.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit.
Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, mbi aksidentin në aksin “Durrës-Rrogozhinë”, informojmë se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit.
Komente











