Respekte Carlo!

Respekte Carlo!

Gazetari Carlo Bollino

25 Rreshtat e Mirës/ Sot, një gazetar profesionist fitoi një gjyq shpifjeje ndaj një gazetari që nuk e njoh, s’i kam parë asnjë punë që ta quaj profesionist apo amator. Jetmir Olldashin, si emër e kam dëgjuar si të isha një lexuese në Peru, vetëm pas intervistës së çuditshme me dëshmitarin X. Nuk kam asnjë paragjykim për gazetarët që nuk kanë mundur të bëjnë emër, si Carlo Bollino, që ka mbi shpinë çmime, luftëra në Irak, në Rripin e Gazës, përndjekje e kërcënime në ditët e terrorit të Sali Berishës me gazetarët, dhe meqë siç thotë Aristoteli “Eksperienca është ajo që ua kalon të gjthave”, të gjitha këto e bëjnë Bollinon gazetar race. Unë nuk kam mundur e s’do mundem kurrë që të kem CV-në e Bollinos. Por qëllimin e këtyre 25 rreshtave nuk e kam tek diferenca mes më të mirit dhe më të dobëtit (se aftësia apo talenti janë me fat deri diku), por tek gazetari që mbron profesionin nga fëlliqësia e shpifjes dhe gazetarin që do të bëjë gazetari përmes shpifjes, linçimit, poshtërimit të karakterit dhe jetës së tjetrit, qoftë ky edhe koleg, mësuesi yt i A-së.

Carlo Bollino është i pari që solli lajmin online, me web-in e parë Balkanweb apo formatin e televizionit informativ. Kjo, për gjeneratën pas vitit 2000, sepse që në vitet ‘90 ai me Gazetën Shqiptare vendosi gazetarinë në një stad tjetër, më saktë e krijoi gazetarinë, e shkuli nga stili komunist, lindor, patetik. Ai është abetarja e medias së lirë e profesioniste shqiptare. Bollino është një italian që flet shqip, që e do Shqipërinë, që del shumë rrallë në ekran por jeton për ekranin. Kur mendon se koha e Carlo Bollinos perëndoi, çuditërisht ai shfaqet prapë, si për inat – një hapa para nga të gjithë ne të këtushmëve që nuk e marrim seriozisht shpifjen. Përkundrazi, ne po jetojmë bashkë me shpifjen dhe nuk e trazojmë institucionin e saj, jo nga frika sa nga dembelizmi ose edhe nga frika, për ndonjë. E kemi lënë të rritet, të zmadhohet, fryhet, gjejë shtrat në realitetin tonë dhe të kurdisë kurthe që marrin famë shpejt dhe besohen po shpejt. Të gjitha studimet sot, nga Harvardi e deri në Kembrixh, tregojnë joshjen dhe suksesin e “fake news”, lajmit të rremë dhe shpifjes. Intelektualët po tkurren. Ata zakonisht janë friksa ose në rastin më të mirë njerëz të butë. Por si të mirët dhe të këqinjtë kanë rënë squkë dhe asnjëri nuk po ngre krye (veç Carlo Bollinos, që deri më tani ka fituar dy gjyqe ndaj shpifjes: njërin me Sali Berishën dhe të dytin sot, me gazetarin e një portali) duke i denoncuar në organet e drejtësisë shpifësat.

Sot, fatkeqësisht, ka dy shina në të cilat ecën gazetaria: ajo e modelit të Carlove dhe ajo e modelit të Jetmirëve; këta të fundit shpifin dhe shiten si investigues. Nëse nuk do kishte një vendim të formës së prerë të gjykatës, nuk do guxoja të hidhja një rresht dhe të paragjykoja një gazetar (qoftë edhe anonim) përpara një të vjetri. Kur drejtësia flet dhe të gjobit sepse ti me artikujt e tu gënjen dhe përhap gënjeshtrën online, duke dëmtuar reputacionin e targetit tënd dhe duke i mbushur kokën lexuesit me kashtë e krunde, ti je shembulli ideal për racën e përkohshme dhe për pak kohë të online-it, që s’mund të jetë përgjithmonë ferri i së vërtetës. Meqë ra fjala, jo, nuk jemi të gjithë gazetarë. Të shash nuk je gazetar. Të shpifësh nuk je gazetar. Të tregosh anekdota në portalin tënd dhe të bësh pis atë që quan rival, se njëri i paska mirë fijet me PD-në e tjetri me PS-në, e tjetri me LSI-në e PD-në bashkë, si të duash ti, sërish nuk je gazetar. Qëndrimet po apo kundër janë legjitime. Në çdo vend media ka zgjedhur të mbajë një qëndrim pro apo në kundërshtim me një model të caktuar jetese, bindjeje apo filozofie politike, orientimi kulturor. Unë e para e pranoj hapur: nuk e simpatizoj asnjë gram Lulzim Bashën si model politik por nuk e kundërshtoj me shpifje. Kam zgjedhur argumentin politik dhe do t’i qëndroj deri në fund. Por si shumë të tjerë, që kanë një zë në jetën publike, përballem shpesh me shpifje e komente me qëllim intimidues, linçues, fyes. Që prej kësaj dite duhet vetëm një avokat dhe një sallë gjyqi. Të ngrihemi të gjithë kundër shpifjes, seriozisht, me dosje dhe avokat, sepse kushdo që sot po luan kamikazin online duhet të paguajë, literalisht në Cash.

P.S. Nëse do jem subjekt i ndonjë gjyqi e në fitofsha, të ardhurat nga gjobat do t’ua dhuroj prindërve të mi/ Tirana Post

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 03/06/2018 10:06

    CARLO nuk është vetëm një Gazetar i mirë , por është edhe një Njeri i mirë dhe i veçantë me Kulturë dhe Integritet të lartë . CARLO BOLLINO nuk blihet apo shitet , siç bëjnë GAZETARUCËT Shqiptarë !! Gazetarucët Shqiptarë për 5 LEK , janë gati të Shesin edhe Pjestarët e FAMILJES , sepse "FAKE NEWS" , INTRIGAT dhe GËNJESHTRAT ata si kanë për GJË fare!!! RESPEKTE RESPEKTE për CARLO BOLLINO ! NEVERI dhe URREJTJE për 80% të GAZETARËVE SHQIPTARË .

    Përgjigju
  • Fejzi Bozgo: 02/06/2018 21:17

    Respect per z.Bolino qe nga C 1992 gjithmone nje gazetar profesionist we solli gazetar e vertete te Shqiperine postkomuniste , nga Gazeta Shqiptare mesuan shume dhe gazetat e gazetare te tjere te sapo Lindita ne ato vitet e para te demokracise Respecte per ju Carlo Bollino

    Përgjigju
  • raqi: 01/06/2018 20:03

    Respekte Bollino Te lumte Mira Kazhani

    Përgjigju
  • Ben Tironcu: 01/06/2018 17:40

    Qyetetari perballe shpellareve dhe shpifesve.

    Përgjigju
  • Flora: 01/06/2018 15:16

    Qytetaria vonon, por fiton. Behuni bashke qytetare e u thoni Jo atyre qe na turperojne me veprimet e shpifjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë