575 milion euro për restaurimin e Santago Bernabeut, kjo është shifra e çmendur për restaurimin e një prej stadiumeve më të mëdha në botë. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez prezantoi projektin për restaurimin e stadiumit kryesor të kryeqytetit spanjoll i cili do të zgjasë rreth 3-4 vite. Bernabeu do të jetë stadiumi i parë tërësisht i mbuluar me një çati të dyfishtë e cila do të mundësojë përdorimin e stadiumit edhe për sporte të tjera si dhe dy sheshe, një ambient komercial për të kaluar kohën e lirë ndërsa punimet pritet të fillojnë menjëherë në fund të këtij sezoni.
"Santago Bernabeu është vendi ku madrilenët kanë gëzuar për 117 vite. Këtu kemi filluar të ëndërrojmë të bëjmë Realin e Madridit, klubin më të admirueshëm në botë. Kemi investuar 500 milion euro nga viti 2000, 269 në 'Bernabeu' dhe 231 në 'Valdebebas''- tha Perez gjatë prezantimit të projektit.