Restaurohen pikturat murale të
xhamia së Et`hem Beut në Tiranë

TIRANE- Ka filluar restaurimi i xhamisë së Et`hem Beut në Tiranë, e cila është ndër monumentet më të çmuara të periudhës osmane. Xhamia e Et'hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu, nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Restaurimi realizohet me mbështetjen e Agjencisë Turke Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim- TIKA.

Drejtoria rajonale e Kulturës në Durrës vlerëson se kjo xhami unikale, e vetmja e ruajtur plotësisht prej 20 xhamive të tilla, të ndërtuara në gjysmën e dytë të shek. XIII, përfaqëson një nga vlerat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, për shkak të arkitekturës së saj, si dhe pikturave murale të mrekullueshme që zbukurojnë mjediset e brendshme dhe të jashtme të kësaj xhamie.

Ekspertët e Drejtorisë rajonale të Kulturës në Durrës, sektori i Tiranës, janë duke mbikëqyrur punimet restauruese të ekspertëve nga Turqia të firmës EKOL. 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO