TIRANE- Ambientet ku ruhet fondi i Arkeologjisë në kryeqytet me një koleksion të rrallë prej 18 mijë objekte që datojnë nga prehistoria, ishin amortizuar krejtësisht duke vënë në rrezik jetëgjatësinë e koleksionit. Por sot, falë grantit prej 103 mijë dollarësh të dhënë nga qeveria amerikane, u inauguruan ambientet e reja, të cilat ofrojnë kushte optimale për ruajtjen e kësaj pasurie të rrallë. Në këtë ambient nuk ishte investuar që nga viti 1957 kur u hap për herë të parë.
 
Ilirjan Gjipali, shefi i departamentit të Prehistorisë na shpjegon se në këto mjedise nuk ishte vënë dorë që nga viti 1957, kur u hap për herë të parë.
 
Në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili nuk e ka fshehur kënaqësinë që është bërë pjesë e një projekti kaq unikal.
 
 “Ky është projekti më i madh i financuar deri më sot. Ne si shtete të Bashkuara jo vetëm duam ta vazhdojmë më tej këtë bashkëpunim por edhe ju falënderojmë që na dhatë mundësinë të jemi pjesë e këtyre projekteve.  Duke punuar së bashku për të ruajtur të shkuarën, u japim të gjithë vet ë punojnë për të ardhmen”, u shpreh ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu,
 
Ministrja Lindita Nikolla e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se projekte, për nga rëndësia e vlerave, janë unikale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)