Restaurohet në Shkodër
‘Marubi’, gati Muzeu i ri

Restaurohet në Shkodër<br />‘Marubi’, gati Muzeu i ri
TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kanë asistuar në prezantimin e projektit të restaurimit të Fototekës “Marubi” në Shkodër. Prezantimi i projektit të quajtur Marubi Virtual Museum, i cili është realizuar nga projekti i UNDP me rajonin e Venezia-s është prezantuar nga drejtori i fototekës, Luciano Bedeni. Nga ky projekt priten të dixhitalizohen rreth 1000 foto. Në këtë takim u fol edhe për rehabilitimin e godinës së muzeut dhe vendimi i fundit për muzealizimin e tij.

Projekti Marubi Virtual Museum konsiston në dixhitalizimin, katalogimin, si dhe krijimin e një Muzeu Virtual për t’iu paraqitur dhe promovuar arkivat Marubi vizitorëve të interesuar në identitetin dhe trashëgiminë kulturore e Shqipërisë, si dhe për të prezantuar itinerare turistike bazuar në imazhet e arkivës Marubi, me një koleksion prej më shumë se 500 mijë negativash që datojnë që nga viti 1858. Më pas, kryeministri Rama dhe ministrja Kumbaro kanë viztuar nga afër edhe vendin ku është parashikuar të ndërtohet fototeka e re, në godinën e ish Bankës, në Pedonalen e qytetit.

Fototeka Kombëtare “Marubi” ka organizuar gjatë një periudhe të shkurtër shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit. Pas ekspozitës së 21 janarit në ambientet e Parlamentit Europian në Bruksel, partnerët e këtij projekti, Bashkia Shkodër, Fototeka Kombëtare “Marubi”, Komuna e Ulqinit, Teuleda, kanë përzgjedhur disa qytete të Europës si Bruksel, Paris, Varshavë, Stamboll, Budapest, Beograd etj., për të promovuar këto vlera të trashëgimisë kulturore shqiptare.
 

Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane