Persqop është monumenti më i ri i vizitueshëm.
“Zgjerojmë hartën e Tiranës me monumente të reja të vizitueshme duke afruar turistë, studiues dhe brezin e ri përmes programeve të edukimit” – u shpreh Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në ceremoninë e përurimit të Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit.
Financuar nga Tourism Investment&Finance Fund, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ky monument është investimi më i ri në zonën e Tiranës sa i përket turizmit kulturor, duke zgjeruar vizitueshmërinë në objektet e monumenteve të kulturës.
Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit bëri të mundur kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese, pastrimin e vegjetacionit, ndërtimin e sistemit të drenazhit përreth varrit si dhe vendosjen e tabelave informuese.
Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.
Varri Monumental mendohet të lidhet me pjesën tjetër të vendbanimit të fortifikuar, që daton si i shekullit V-II p.e.s. Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk pati jetë të gjatë për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kumbaro çel ‘Destination Track’ në ITB Berlin: Shqipëria nuk është më sekreti i fshehur i Europës, tek ne turistët trajtohen si miq, jo vetëm si klientë
5 Mars, 15:31
-
Panairi i turizmit në Berlin, Kumbaro: Shqipëria turistike, sërish në qendër të vëmendjes globale
25 Shkurt, 13:01
-
Viti 2025 nis mbarë për turizmin, në janar 560 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë
8 Shkurt, 13:33
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve
18 Janar, 14:05
-
UNEP vlerëson Shqipërinë për modelin e ruajtjes së biodiversitetit dhe ekoturizmit, Kumbaro: 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura
17 Janar, 15:44
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
19 Dhjetor 2024, 12:26
-
Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint. Ministrja më duargjatë, keni dhënë 5,8 mln m2 tokë
19 Dhjetor 2024, 10:42