Restoranti lundrues në Norvegji bëhet viral në TikTok, mund të shijoni ushqimin edhe nën ujë

Restoranti lundrues në Norvegji bëhet viral në TikTok, mund të shijoni ushqimin edhe nën ujë

Në pjesën perëndimore të Norvegjisë, në fjordin e bukur Hardanger, restoranti i sapohapur Iris është bërë viral në TikTok.

Vendodhja e restorantit është e pazakontë pasi ajo qëndron në mes të detit të cilën e bën më interesante si restorant, ku koncepti unik i ngrënies bëri që videoja e këtij restoranti të bëhej viral në TikTok, pasi mund të shijoni ushqimin edhe nën ujë.

Në këtë restorant vetëm 24 persona mund të marrin pjesë në darkën gjashtë-orëshe çdo natë, i cili tashmë është plotësisht i rezervuar deri në tetor, raportojnë mediat e huaja.

Pas këtij projekti unik qëndron shefja e re daneze, Anika Madsen, e cila u zhvendos në ishullin Snilstvetoj, dhe se Salmon Eye, shtëpia lundruese e restorantit Iris, është instalimi më i madh i artit lundrues në botë dhe financohet nga Eide Fjordbruk, një fermë e qëndrueshme salmonësh. Ky instalim çeliku, i cili është mbi 14 metra i lartë dhe përfshin katër nivele sipër dhe nën ujë, është vepër e studios arkitekturore Kvorning Design.

Sipas informacioneve në faqen e internetit të restorantit, gjithçka fillon me një shëtitje me varkë nga qyteti i afërt i Rosendal, me një ndalesë dhe mirëseardhje në formën e mini-snackeve në kuzhinieren Annika Madsen në ishullin Snilstveitoy.

Vizitorët më pas vazhdojnë në dhomën e ngrënies ku shërbehet një menu e plotë me pamje mbresëlënëse të fjordit dhe vargmaleve malore aty pranë.

Menuja e plotë e restorantit nuk dihet ende, por ajo që dihet është se mbi gjashtë orë dhe mbi 18 menu të ndryshme, darkuesit mund të shijojnë ushqime të ndryshme. Menuja u krijua për të treguar historinë e sfidave dhe kërcënimeve për sistemin global të ushqimit, por edhe për të paraqitur ide të reja për të ardhmen e gastronomisë së lartë.

Për këtë darkë unike, mysafirët do të duhet të paguajnë afërsisht 399 euro, me opsionin e shtimit të verës për një shtesë prej 267 euro ose pijeve joalkoolike prej 160 euro.

Restoranti nuk kujdeset dot për vegjetarianët dhe personat të cilët kanë kufizime të caktuara dietike.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori