Një hetim i bërë nga organizata për mbrojtjen e kafshëve "Four Paws" ka zbuluar se një restorant në Drilon të Pogradecit në Shqipëri ofron mish nga gjuetia e paligjshme e arinjve. Sipas The independent, ata thonë se kjo tregti e paligjshme e jetës së egër që duhet të mbrohet ka dalë jashtë kontrollit në vend. Restoranti gjithashtu reklamon mishin e ariut në menunë e tij në Facebook. Studiuesit thanë se ishte hera e parë që ata kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë dhe ekspertët paralajmëruan që ky lloj mishi i papërpunuar mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është koronavirusi që është përhapur shumë në të gjithë botën.

“Arinjtë kanë më shumë gjasa të jenë burimi një virusi zoonotik se çdo grup tjetër i specieve. Gatimi i mirë është shumë i efektshëm për të shkatërruar virusin Covid-19 dhe infeksione të tjera, por që ngrënia e arinjve është, natyrisht, shumë e padëshirueshme për shumë arsye, duke përfshirë konservimin dhe mirëqenien e kafshëve, nëse ato janë mbajtur në robëri para duke u vrarë ”, tha ai. Mishi mund të shkaktojë sëmundje të shkaktuar nga parazitët, me simptoma përfshirë diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione. Prof James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha që Covid-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie. Sipas hetimit, arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në vendet e njohura të tregut online në internet, duke ngritur frikë për mbijetesën e këtyre specieve.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve "Four Paws" zbuloi se dy nga faqet kryesore në internet të Shqipërisë po publikonin dhjetëra reklama duke shitur arinj të murrmë dhe specie të tjera që mbrohen me ligj. Këto kafshë mbahen në kafaze derisa u vjen koha që të gatuhen apo të shiten. Ky është një biznes fitimprurës: për shembull një majmun i vogël kapuçin u ofrua për 750 € (675 £), dhe një buf hambari, një këlysh ariu dhe një ujk për 500 € secila. Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që i duan kafshët. Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë veçanërisht të njohura në tregun e shitjes online.

Personat që kryejnë gjueti të paligjshme mund të burgosen sipas ligjit, i cili u forcua në tetor, por zbatimi i tij është i dobët. "Four Paws" tha se disa nga reklamat e paligjshme, ato ishin fshirë por të reja u rishfaqën më pas. "Shumë fotografi shfaqnin kafshët, të tilla si dhelpra të mbyllura, këlyshë me zinxhirë dhe zogj me këmbët e tyre të lidhura", tha Barbara van Genne, nga organizata. Majmunët dhe zogjtë e preve shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për leshin e tyre. Ujku është blerë për t'u edukuar me qen për këlyshët që të shiten si qen roje, që zakonisht përdoren në male kundër ujqërve, kurse kafshët e tjera vriten ose balsamosen. “Platformat duhet të prezantojnë masa parandaluese siç janë identifikimi i shitësit për të ndaluar këto reklama. Sidoqoftë, problemi kryesor për tregtinë e paligjshme mbetet mungesa e kontrollit dhe zbatimit nga autoritetet”, Tha Van Genne.

Nga ekstrakti i QKB-së rezulton se pronari i restorantit “Egnis” në Drilon të Pogradecit është Pandi Çekiçi. Report Tv kontaktoi me pronarin për t'i marrë një prononcim. Pandi Çekiçi e mohoi lajmin e medieve britanike duke deklaruar se në restorantin e tij nuk ofron mish ariu. Po ashtu edhe menunë që "The independent" ka publikuar nga ajo që ofron restoranti, pronari nuk e pranon që është e tij duke e mohuar.

"Jam njohur me lajmin. Nuk është e vërtetë, kur të doni, si të doni, paraqituni në lokal, kontrollojeni lokaloin dhe shikojeni. Ajo nuk është menuja ime, mish ariu jo, nuk flitet, nuk bën vaki. Kafshë të egra jo, nuk kam fare, ka 10 vjet, që ka qenë e imja, vetëm rosë e egër, lepuri i egër, kanë qenë para 10 viteve, është bllokuar, nuk kam shitur asnjë gram që kur doli kjo e bllokimit të kafshëve të egra. Mish ariu jo, nuk bën vaki, absolutisht, e jap me përgjegjësi të madhe këtë" tha ai. 

Përpos menusë, Çekiçi ka reklamuar një ari të balsamosur në hyrje të restorantit. "E kam blerë para 10 viteve. Është i balsamosur, nuk është i..." theksoi ai. Report Tv sot ishte në Pogradec, por restoranti ishte i mbyllur, ndërsa pronari tha se ndodhej në Berat. Por gjatë kësaj kohe a kanë qenë në restorantin e tij gazetarë të huaj? "Nuk e di nuk kam komunikuar me njeri fare, nuk e di, lokali është i hapur për cdo lloj personi, klienti që vjen".

 

Faksimile e ekstraktit të QKB-së, ku rezulton se pronari i restorantit “Egnis” është Pandi Çekiçi

Restoranti “Egnis”