Resuli: Arrestimi i shkrimtarit, si
u zhduk nga qarkullimi “Tradhëtia”

Resuli: Arrestimi i shkrimtarit, si<br />u zhduk nga qarkullimi “Tradhëtia”
TIRANE- Pas arrestimit të Kapllan Resulit në vitin 1970, me kërkesë nga Beogradi dhe urdhër nga KQ i PPSH-ës, romani TRADHTIA, si dhe veprat e tjera të këtij shkrimtari, janë hequr nga qarkullimi si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë në rang ambasadash.

Ata që nuk e kanë dorëzuar në organet e pushtetit kopjen që dispononin janë perndjekur e persekutuar politikisht dhe shpesh edhe penalisht si për çdo vepër tjetër të ndaluar. Madje në Jugosllavi thuhet se me dhjetra kosovarë kanë bërë mbi njëmijë vite burg, sepse janë kapur duke lexuar romanin TRADHTIJA.

- Botimi i tretë: Tiranë 1992, Shtëpia Botuese „Iliria“, tirazhi 100.000 kopje, formati 61 x 86/16, faqe 332, Shtypshkronja “Tirana”. Për këtë botim kontrata qe bërë në fillim të majit të vitit 1991, në Tiranë. “Iliria” i është paraqitur autorit si Shtëpi Botuese private, gjermane. Profesorit i patën dhënë 500 marka si paradhënie për 6.000 kopje. Në kontratë shkruhej se po të paraqitet nevoja për shtim të tirazhit do të bëhej kontratë e re.

Veç kësaj, botuesi Ibrahim Kelmendi kishte premtuar se do ta botonte romanin në Gjermani. Nga autori i ishte kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që vepra të mos botohej as në Shqipëri dhe as në Kosovë dhe autori të thirrej në Gjermani, gjoja për promovimin e librit, po në realitet për t’ia bërë të mundur largimin nga Shqipëria, me qëllim që të kërkonte strehim politik në Gjermani.

Faktikisht prapa kësaj SHB, me sa dukej fshihej Sigurimi i Shtetit, që duke futur kështu në duar kontratën e botimit, kishte për qëllim edhe likuidimin fizik të autorit Kapllan Resuli (Autori kujton se me 16 maji iu bë edhe atentati!) e pastaj edhe të realizonte planet e veta më djallëzore, botimin e romanit me emrin e ndonjë autori tjetri. Atentatet dështuan njeri pas tjetrit, kurse K.Resuli arriti të hypte në aeroplan e të arratisej në Zvicër.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg