Reuters: A do ta
shpëtojë gazi Greqinë?

Reuters: A do ta <br />shpëtojë gazi Greqinë?
Në një artikull analitik, agjencia e lajmeve Reuters është fokusuar në lajmet e fundit, që tregojnë për ekzistencën e rezervave të konsiderueshme hidrokarbure në rajonet detare greke, edhe në afërsi me vendin tonë.

Gazi natyror që ndodhet në det mund të ndryshojë në mënyrë dramatike pasuritë e Greqisë, që, sipas vlerësimeve paraprake, do të shtoheshin nga 600 miliardë dollarë rezerva, që ende duhet të konfirmohen, shkruan Reuters.

Kjo pohohet në një raport, që i është paraqitur kryeministrit grek Antonis Samaras në muajin qershor. Raporti është një studim që bazohet kryesisht në të dhëna gjeologjike, sipas të cilave rezervat e gazit në afërsi të Kretës duhet të jenë të sigurta, pasi në afërsi të kësaj zone izraelitët dhe qipriotët kanë arritur tashmë zbulime përkatëse.

Autorët e studimit Antonis Foskolos, Elias Konofagos dhe Nikos Ligeros mendojnë se në 25 vjet Greqia mund të nxjerrë 600 milionë dollarë nga rezervat, madje duke i cilësuar këto shifra si “të përmbajtura”. Një situatë e tillë do të ishte shumë e favorshme për Greqinë, e cila shpenzon 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për të blerë energji nga importi. Këtë analizë e përforcoi edhe një artikull i revistës “Journal of Environmental Science and Engineering” në qershor, sipas të cilit Greqia duhet të zotërojë rezerva gazi në sasinë 4 miliardë metra kub, si dhe 3 miliardë fuçi nafte bruto.

Një nga kompanitë më në zë në botë të kërkimeve sizmike, Petroleum Geo-Physical (PGS), që fitoi një tender për të zbuluar se çfarë fshihet nën ujrat greke, ka deklaruar tashmë se në jug të ishullit të Kretës ka sasi të konsiderueshme hidrokarburesh.

“Sistemet hidrokarbure nuk njohin kufijtë ndërkombëtarë, kështu që është provuar se zgjatime të sistemeve të hidrokarbureve greke ndodhen në Shqipëri, Turqi e Libi”, sipas përfaqësuesve të kompanisë.

Eksplorimet e suksesshme në Shqipëri mund të përsëriten gjithashtu në ujrat në perëndim të Greqisë, shtojnë ekspertët e PGS, duke vënë në dukje se në këtë zonë është shpallur tender nga qeveria për licensë.
Megjithatë, gjeologët janë të prerë kur theksojnë se vetëm shpresat e shenjat nuk mjaftojnë. Janë shpimet e kërkimet gjeologjike ato, që përcaktojnë në se ka apo jo vërtet rezerva në këto zona.

Përveç se japin një nxitje të mirë për ekonomitë e vendeve ku do të zbulohej gazi, këto burime do të mund të shërbenin edhe si një bazë furnizimi për Evropën kundrejt gazit të gjigandit rus Gazprom, që është nën hetim edhe nga organet e konkurrencës të BE-së, me një mundësi për të shumëfishuar furnizimet, përfundon analiza e agjencisë Reuters.

(ge.ko/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik