Prestigjiozja britanike Reuters i ka dedikuar një shkrim marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Marrëveshja mes dy qeverive ka shkaktuar protesta të dhunshme në të gjithë Kosovën, ku gjashtë persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë hedhur një granatë dhe gaz lotsjellës në parlament.
Lart në Bjeshkët e Nemuna, aty ku ndahet Kosova me Malin e Zi, jetojnë Rame Elezaj dhe familja e tij të vendosur në atë territor prej dekadash.
Por nëse Parlamenti i Kosovës do të miratojë nesër demarkacionin me Malin e Zi, e gjithë toka e familjes Elezaj do t’i përkasë një vendi tjetër, ndërsa shtëpia e tij do të mbetet në Kosovë, shkruan Reuters.
“
Ne e kemi këtë tokë prej vitesh dhe Mali i Zi nuk ka pasur kurrë të tilla pretendime, por tani qeveria do ta japë atë falas”, është shprehur 61-vjeçari për prestigjiozen.
Pa shënjues të kufirit, në malin e thepisur 1700 metër të lartë, Elezaj beson se e gjithë toka e tij i përket Kosovës, por ai nuk ka dokumente që mund ta provojë.
Aleatët perëndimorë e kanë kushtëzuar Kosovën në qartësimin e kufijve me vendet ish-jugosllave duke përfshirë edhe Malin e Zi, nëse vendi do të lëvizë pa viza në zonën shengen dhe të vijojë bashkëpunimin e mëtejshëm me Bashkimin Europian.
Por në një kohë që qeveria është e gatshme të votojë marrëveshjen, opozita shprehet se nga një veprim i tillë Kosova do t’i japë Malit të Zi 8000 hektarë nga territori.
“
Kosova humbet 8200 hektarë, ndër to burime të ujit dhe liqene”, është shprehur Donika Kadaj Bujupi, pjesë e lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa Elezaj shprehet:”
Ne do ta mbrojmë vendin me gjakun tonë”. Kosova është shkëputur nga Serbia në vitin 1999 kur NATO ndërhyri për të ndalur dëbimin e shqiptarëve nga serbët. Pas gati një dekade, në shkurt të vitit 2008 vendi me shumicë shqiptare shpalli pavarësinë.
Kosova është njohur nga më shumë se 100 vende duke përfshirë fuqitë e mëdha perëndimore, ndërkohë që Serbia dhe aleati i saj i madh Rusia ende s’e kanë njohur, shkruan Reuters.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56