Rusia ka autorizuar Ministrinë e saj të Mbrojtjes të hapë një zyrë në Serbi, thuhet në një dokument të Qeverisë ruse, që e transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
“Moska përpiqet t’i zgjerojë lidhjet e saj ushtarake me aleatin tradicional në Ballkan, edhe kur Beogradi dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, shkruan Reuters.
Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi konfirmimin e këtij informacioni.
Muajin e kaluar, Serbia i ka pezulluar stërvitjet ushtarake me ushtritë e huaja për gjashtë muaj, duke thënë se ka pasur presion nga BE-ja për t'u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Urdhri i Qeverisë ruse për hapjen e zyrës në Serbi daton nga 15 tetori dhe është nënshkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin.
Aty thuhet se shefi i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike, në lidhje me bashkëpunimin ruso-serb.
Marrëveshja, pasi të nënshkruhet nga të dyja palët, do t'i japë një zyrtari rus në Serbi të drejtën për të vizituar divizionet serbe që përdorin armë dhe pajisje ushtarake ruse, me kusht që ato të njoftohen paraprakisht dhe të japin pëlqimin e tyre.
Viteve të fundit, Serbia ka blerë aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia, si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar./ Radio Evropa e LIrë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
I moshuari i vendos flakën dyshekut në një azil në Serbi, 8 viktima, 7 të plagosur
20 Janar, 09:59
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16