Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar një raportim situatës së zjarreve në Shqipëri, duke sjellë pamje nga zjarri i 2 ditwve mw parw nw Krujw, ku banorët iu bashkuan zjarrfikësve dhe forcave ushtarake në përpjekjet për të frenuar flakët që kërcënonin zonën.

Në qendër të raportimit është Shaban Hasani, i cili shihet duke përdorur degë pemësh për të larguar flakët që po i afroheshin pronës së tij, ndërsa helikopterët e ushtrisë hedhin ujë mbi masivin pyjor.

“Jam këtu për të mbrojtur pyllin sepse po digjet. Nuk e di si ka nisur zjarri, por tani ai po digjet dhe ne kemi dalë të mbrojmë shtëpitë tona, sepse rrezikohen”, tha Hasani për Reuters.

Reuters ka folur edhe me Hanka Hasanin, e cila tregoi shqetësimin për bagëtitë dhe rezervat e ushqimit për dimrin.

“Kemi 50 dele dhe 10 lopë. Ato kanë nevojë për ushqim gjatë dimrit. Nëse kemi para, blejmë bar. Nëse nuk e bëjmë këtë, çfarë mund të bëjmë tjetër?”, u shpreh ajo për Reuters.

Në pamjet e Reuters dokumentohen përpjekjet e banorëve për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat nga flakët, ndërsa helikopterët e ushtrisë ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e zjarrit.