Revista ‘Business Traveller’ shkrim për Rivierën Shqiptare, e cilëson si ‘Maldivet e Europës’

Revista ‘Business Traveller’ shkrim për Rivierën Shqiptare, e cilëson si ‘Maldivet e Europës’

Foto e Ksamilit, që shoqëron shkrimin e revistës

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë bukurive shqiptare, si atyre në alpe, po ashtu edhe në zonën bregdetare dhe shifrave të turizmit, zonave historike apo kulinarisë.

Këtë herë është resvista “Business Traveller” ajo që ka shkruajtur një artikull për vendin tonë, ku vlerëson vendet që duhen vizituar në Rivierën Shqiptare.

Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook artikullin e revistës “Business Traveller”, lidhur me Shqipërinë, e cila e krahason vendin tonë me “Maldivet e Europës”.

Në artikullin e saj prestigjiozja shkruan se arsyet për ta vizituar janë të shumta. Mes tyre “bregdeti mahnitës i Adriatikut dhe Jonit, i njohur si Riviera Shqiptare, e cila shtrihet nga qyteti i vrullshëm i Vlorës, përmes qyteteve më të vogla, më të bukura si Dhërmiu, Himara, Saranda dhe, natyrisht, Ksamili”.

“Revista “Business Traveller” e përshkruan Shqipërinë nën shkëlqimin e turizmit, me bregdet mahnitës, vende magjepsëse të trashëgimisë së UNESCO-s e kulinari të pasur.

“Ndërsa rritja e treguesve turistikë që pas vitit 2019, e ka kthyer Tiranën në një kryeqytet të bukur me një gamë të plotë të markave ndërkombëtare të hotelerisë, që i shërbejnë industrisë së konferencave, eventeve e takimeve”, shkruan Rama në postimin e tij, duke iu referuar shkrimit.

Postimi i kryeministrit Rama

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiq: Nesër do ta vizitoja Kosovën nëse do të më lejonin ndërkombëtarët dhe shqiptarët

Vuçiq: Nesër do ta vizitoja Kosovën nëse do të më lejonin ndërkombëtarët dhe shqiptarët