TIRANE - Është ky titulli i artikullit të djeshëm të publikuar në revistën “Bussines New Europe”, ku nënvizohet rritja e rolit të Shqipërisë në furnizimin e Evropës me këtë produkt, për t’u kthyer madje edhe në furnitorin kryesor në kontinent.

Vitin e shkuar policia bllokoi më shumë se 21 tonë kanabis me destinacion tregjet evropiane, kryesisht Greqinë e Italinë, shifër që është thuajse dyfishuar krahasuar me vitin 2011. “Guardia di Finanza vlerëson se prodhimi i marijuanës i siguron Shqipërisë më se 4.5 mld euro në vit. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, totali i eksporteve për vitin 2012 ishte 1.7 miliardë euro”, shkruhet në artikull.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)