Revista amerikane “Forbes” në rënditjen e bërë për klubet më të pasura në botë, në vendin e parë ka vendosur ekipin e Manchester United me 2.23 miliardë dollarë. Anglezët e drejtuar nga trajneri legjandar Ferguson edicionin e fundit nuk arritën të shpalleshin kampion të premier Ligës duke humbur titullin në minutat e fundit me Manchester City, por kjo gjë nuk e ka penguar për të arritur vendin e parë në rënditje për vlerën e pasurisë.Një pjesë kryesore e të ardhurave të ekipit të Mnachester United vijnë si pasojë e kontratës së firmosur me kompaninë AON, e cila depoziton në arkat e “Djajëve të Kuq” deri në vitin 2014. Të ardhura të tjera, Mancester United i përfiton nga kontrata e sponsorizimit me DHL të nënshkruar së fundmi për 62 milionë dollarë, ndërkohë që edhe kompania e veshjeve sportive Nike jep kontributin e saj me 39 milionë dollarë
/Shqiptarja.com










