Revolta e konservatorëve në Londër, Johnson në fund të rreshtit: Do ta përzëmë sonte! Kryeministri: Qeveria duhet të ecë përpara

BRITANI E MADHE- Kabineti qeveritar në Londër është duke i 'numëruar ditët', ndoshta edhe orët pasi është duke nisur një grusht shteti nga një pjesë e madhe e partisë konservatore. Përpos dy ministrave kyç të cilët mbrëmjen e djeshme dhanë dorëheqjen, disa ministra të tjerë kanë kërcënuar se do të bëjnë të njëjtin veprim.

Anëtarët e vetë Partisë Konservatore të Johnson, 'të lodhur' nga skandalet e shumta me të cilat ai është përballur  sfiduan liderin e tyre duke i kërkuar të japë dorëheqjen.

Me debate është shoqëruar në parlament kjo revoltë e ministrave të cilët i kërkuan dorëheqjen ndërsa kryeministri britanik i kundërshtoi duke i thënë që të merren me çështjen që janë në ndihmë të njerëzve.

'Ky është momenti ku ju nga guvernatori (lideri) të prisni që të vazhdojë me punën e tij dhe jo ta braktisë atë. Gjithashtu të fokusohet në zgjehdjen e çështjeve që janë në ndihmë të qytetarëve'- tha Johnson në tonë të ashpra.

Dy ministrat kyç, u larguan nga ekzekutivi në Londër ditën e djeshme. Bëhet fjalë për Ministrin e Financave, Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid të cilët kanë kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti, brenda pak minutash distancë nga njëri-tjetri, duke dhënë një sinjal si lëvizje e koordinuar, gjë e cila mund t'i ndikojë pozicionit të kryeministrit.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës