Revolta e Ramiz Alisë: Heshtja
 e Kadaresë ndihmon armikun

Revolta e Ramiz Alisë: Heshtja<br /> e Kadaresë ndihmon armikun
Vijon nga dje...

Është koha të hartojmë një program të hollësishëm ku të ndërthuret politika dhe ekonomia. Të mbajmë afër intelektualët më të rëndësishëm dhe të rinjtë dhe të qartësojmë opinionin publik se trazirat po shkaktohen nga armiqtë.

Ndërsa vala e të larguarve përmes ambasadave kishte krijuar pasoja të rënda për pushtetin komunist në Shqipëri, Ramiz Alia rekomandonte në korrik 1990 të afroheshin në këtë plan kryesisht intelektualët, duke lënë të nënkuptonte se mund të lëshohej disi pe në disa drejtime, por që s’duhej toleruar ajo që po bënin “armiqtë e huaj” siç i cilësonte ai. Dokumenti i mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror 23 korrik 1990, pjesën e parë të të cilit e botuam dje, vijon sot në pjesën e dytë të tij pikërisht me këtë argument: largimin e shqiptarëve përmes ambasadave dhe rolin që duhet të luanin në atë moment intelektualët e vendit. Alia shpreh hapur revoltën e tij ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, i cili sipas tij po mban qëndrim të mënjanuar, duke heshtur e duke i shërbyer në atë mënyrë lojës që po bënin të huajt për rrëzimin e pushtetit komunist.

Pasi Lisen Bashkurti thotë se Kadare ka refuzuar të japë një intervistë që ia kanë kërkuar, Alia thotë të kalohet në veprim, të vihet para përgjegjësisë morale, të shkruhet në gazetë që Kadare s’pranon të intervistohet dhe se ai me heshtjen e tij po i shërben armikut.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg