Tifozët e skuadres angleze Manchester United janë ndarë të zhgënjyer kur kanë parë modelin e ri të fanellave të kësaj skuadre për edicionin e ri 2012-2013. Fanelat e projektuara nga “Nike” janë shfaqur në media, por që ende mbesin si model për skuadrën e Man United.
Fanela duket me 1 material më të pambuktë si kujtim i fanellave të para të krijuara nga ky material në vitin 1878. Por ky model fanele i ka zhgënjyer pa masë tifozët e Manchester United. Shumica e komentuesve kanë kritikuar në masë të madhe këtë fanelë e që në shumë komente ata e quanin fanelën e re si një peshqir, apo edhe si një mbulesë tavoline, jo të denjë për historinë e Manchester United.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com