E ëma e moderatores së njohur, Viola Spiro, ka reaguar pas lajmit se është arrestuar në Itali i dashuri i vajzës së saj, i cilësuar si bosi i drogës. Pesha e këtij lajmi duket se është ndjerë së tepërmi nga nëna e bukuroshes shqiptare, e cila ka shfryrë të gjithë zemërimin e saj kundrejt mediave dhe komentuesve, përmes një statusi në “facebook”.

Brunilda Spiro ju ka bërë thirrje të gjitha ‘gojëve të liga’, siç i cilëson ajo, të kthejnë pasqyrën nga vetja dhe të largohen nga vajza e saj.

“Ktheni pasqyrën nga vetja. Larg gjuhët e liga nga vajzat e mia! Nëse do të mundesha do t’ju thyeja gishtat ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë, do ju shkurtoja gjuhën dhe kjo mizori do më falej nga e drejta e mëmësisë!”, shkruan ndër të tjera e ëma e Violës. 

mamaja e violes
(Reagimi i nënës së Viola Spiros)

d.c./shqiptarja.com