Revoltohet Robert Aliaj, largohet 
nga skena: Mjaft më me banalitete

Revoltohet Robert Aliaj, largohet <br />nga skena: Mjaft më me banalitete
Robert Aliaj është revoltuar gjatë puntatës së djeshme në "Dance With Me" dhe është largar nga paneli i jurisë. Reagimi i artistit ka ardhur pas performancës së Sejfulla Myftarit, i njohur ndryshe si Cekja, dhe Marielës, pasi sipas tij, interpretimi i dyshes komike ishte banal dhe nuk kishte lidhje me kërcimin.

Cekja dhe Mariela sollën në skenë rolin e nënës dhe fëmijës së porsalindur. "Kjo është një performancë e tmerrshme. Ç'janë këto batuta skandaloze", është shprehur Berti, ndërsa ka dalë nga skena.

"Unë jam kundër këtij formati që po shfaqet këtu, jam kundër këtij mesazhi, është banalitet. Unë refuzoj t'ju shoh. Tregoni dinjitet dhe klas", kanë qenë disa prej fjalëve të artistit. Aliaj u spostua më pas në një nga zyrat e televizionit për ta ndjekur shfaqen nga ekrani i televizorit. "Dua ta shoh si teleshikues dhe të jap gjykimin tim si ata që na shohin ne në shtëpi".

Roberti është treguar kritik shumë herë në spektakël, pasi nuk ka marrë performanca të denja për formatin e emisionit. Kjo lëvizje rebele nga ana e tij është mbështetur nga audienca, që e kanë përgëzuar në rrjete sociale.
robert aliaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij