Revolucion alternativ apo revolucion alternativash?

Revolucion alternativ apo revolucion alternativash?

“Ekziston një botë e tërë përtej cigareve klasike,” thotë Matthias Botler, një nga drejtuesit e departamentit të manaxhimit të produkteve të duhanit me ngrohje pranë Philip Morris. Tek konferenca e nëntë e Open Science që u zhvillua në Zvicër, ai nënvizoi faktin se tanimë ka alternativa më të mira.

Këto alternativa vijnë si pasojë e një progresi revolucionar në shkencë, mjekësi dhe teknologji. Robert Emet, i cili është përgjegjës për integrimin e produkteve alternative në të njëjtën kompani, solli në vëmendje një tjetër fakt interesant: “Duhani si një bimë ka ekzistuar për mijëra vite. Njerëzit e kanë përdorur atë që në fillim, e më pas me zbulimin e zjarrit ata kuptuan që nikotina mund të konsumohej në një mënyrë të re”.

Progresi shkencës dhe teknologjisë ka kontribuar në mundësimin e alternativave më pak të dëmshme për ata duhanpirës të rritur që dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin duhanin. Në këtë kontekst, Giselle Baker, kërkuese shkencore në biometrikë dhe epidemiologji si dhe drejtuesja e departamentit shkencor pranë PMI u shpreh se: “E vetmja zgjidhje më e mirë është që duhanpirësit të heqin dorë nga cigarja. Por po ata që nuk mund ta lënë? Mënyra më e mirë për ta është që të heqin dorë nga përdorimi i cigareve trandicionale. Prandaj ekzistenca e alternativave është shumë e rëndësishme”.

Në përgjigje të pyetjes nga audienca lidhur me mënyrat e shumta të përdorimit të alternativave pa tym, panelistët dakordësuan se këto pajisje janë të synuara për të qenë mundësi e aksesueshme për duhanpirësit për t’i kaluar ata nga cigaret klasike tek produkte më pak të dëmshme.

“Shumëllojshmëria e produkteve është shumë e rëndësishme pasi çdo duhanpirës i cili dëshiron që të vazhdojë të përdorë duhan, i ofrohet një mundësi për të zgjedhur alternativa më pak të dëmshme. Unë besoj se ne do të kemi sukses në rrugëtimin tonë të zëvendësimit të cigareve, por na duhet ende shumë progres me edukimin dhe bashkëbisedimin me rregullatorët,” përmend Davide Skijuschijo. E ndërsa Giselle Baker jep një shembull konkret nga eksperienca e përdoruesve të këtyre pajisjeve: “Nëse është e mundur, dhe e kemi parë që po është e mundur, që të reduktojmë ekspozimin ndaj substancave të dëmshme, atëherë ne duhet të tregohemi të zgjuar dhe të marrim vendimet e duhura”. Sigurisht që edhe këto pajisje nuk janë krejtësisht të padëmshme, por arrijnë të reduktojnë deri në 95% të toksinave të prodhuara nga djegia e cigares.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë