Revolucion në Champions
League, Italia me 4 ekipe nga 2018

Revolucion në Champions<br />League, Italia me 4 ekipe nga 2018
UEFA zyrtarizoi formatin e ri për Champions dhe Europa League për edicionet 2018/19, 2019/20 e 2020/21, që nuk parashikojnë ndryshime në sistemin e dy kupave, por në procedurat e hyrjes së skuadrave. Komiteti Ekzekutiv i Konfederatës Europiane miratoi amendamentet e propozuara pas konsultave të gjata me grupet e interesit të futbollit europian. Revolucioni më i rëndësishëm lidhet me Champions League, ku prej 2018-ës turneu do të ndryshojë fytyrë.

Katër skuadrat e para të katër ligave me koeficientin më të lart do të kualifikohen direkt në fazën e grupeve. Aktualisht aty ndodhen Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia. Kjo bën pikërisht që 2018-a të jetë viti kur Seria A italiane do të kthehet të përfaqësohet me katër ekipe. I rëndësishëm edhe vendimi që fituesja e Europa League të kualifikohet direkt në fazën e grupeve, ndërsa aktualisht ajo merr pjesë në fazën me eliminim.

Ndryshimet prekin edhe koeficientin e klubeve, ku përllogaritjet do të bazohen në një sistem të ri, me secilën skuadër që do të vlerësohet në mënyrë individuale, ndërsa do të merren parasysh edhe sukseset në turnetë kontinentalë. Kupat e Europës do të jenë edhe më fitimprurëse. Shpërndarja e të ardhurave te klubet do të rritet në mënyrë të ndjeshme si për Champions ashtu edhe për Europa League.

Në sistemin e ri do të shpërblehen më tepër paraqitjet sportive sesa tregu dhe xhiro financiare që arrin të prodhojë një skuadër. Faza e grupeve në Champions do të vazhdojë me 32 skuadra, për të kaluar më pas te fazat me eliminim direkt dhe në të njëjtën mënyrë, me 48 skuadra do të luhet edhe në Europa League.

Për të përcaktuar të ardhmen dhe menaxhimin e aktiviteteve europiane për klube do të krijohet kompania UEFA Club Competitions SA, që do të ketë një rol strategjik dhe ku gjysma e drejtuesve do të përcaktohen nga UEFA dhe gjysma tjetër nga Shoqata e Klubeve Europiane, pjesë e të cilës janë skuadrat kryesore në Europë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron