Revolucion në futbollin italian, diskutimet për vendimet e VAR do transmetohen në stadium

Revolucion në futbollin italian, diskutimet për vendimet e VAR do transmetohen në stadium

Foto ilustruese

Itali Liga e Futbollit ka vendosur që të eksperimentojë transmetimin e komunikimit audio mes gjyqtarit dhe arbitrave në VAR për rastet e dyshimta, kjo fillimisht në Kupën e Italisë e më pas në Serie A.

“Lega Serie A” ka njoftuar se gjatë gjysmëfinaleve dhe finales së kompeticionit do të fillojë eksperimentimin e transmetimit të sinjalit audio të gjyqtarit në stadiume dhe në televizion, me një kufizim në shpjegimin e vendimeve të marra nga gjyqtari i ndeshjes pas ndërhyrjes së VAR-it.

Gjatë kësaj periudhe, telespektatorët dhe publiku në stadium do të mund ta dëgjojnë arsyetimin e vendimit përfundimtar drejtpërdrejt nga gjyqtari i ndeshjes.

Një tjetër implementim i komunikimit do të hyjë në përdorim duke filluar nga java e e 30-të e Serie A me sinjalin “VARDict”, grafikë televizive që do të transmetohet gjatë kontrollit të videos dhe që do të shfaqen në ekrane të mëdhenj në stadiume, duke informuar spektatorët për rishikimin në monitor ose për një kontroll të zgjatur.

Qëllimi është të rritet transparenca dhe kuptueshmëria e vendimeve arbitrale për të gjitha palët e përfshira; lojtarë, trajnerë, drejtues klubesh dhe sidomos për publikun në tribuna dhe audiencën televizive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri, vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale

Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri, vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale