Revolucioni demokratik që shndërrua në ‘seksual’ dhe Berisha që bën si ‘p*rnostar’

Revolucioni demokratik që shndërrua në ‘seksual’ dhe Berisha që bën si ‘p*rnostar’

Sali Berisha

Nëse dikush do të na kishte thënë shumë kohë më parë se nga goja e Sali Berishës do të dëgjohej publikisht fjala “seks”, kurrë nuk do ta kishim besuar.

Nuk ishte përfshirë asnjëherë në debate të tilla lideri historik i demokratëve. Për më tepër që gjithkush e mendon se një fjalë e tillë, i rri shumë keq në ‘gojë’ Berishës. Sado që ta përtypë.

E themi këtë, duke e gjykuar nga mosha, nga origjina prej nga ka ardhur e për më tepër nga ajo që ka manifestuar për vite e vite me radhë përmes artikulimit publik, ku ndoshta dhe në mënyrë të sforcuar është munduar t’i japë vetes pamjen e një njeriu serioz në këtë drejtim, të një politikani me ‘kostum’ në kuptimin figurativ të fjalës, të ashpër deri në vrasës por që kurrë fjalën ‘seks’ nuk e përfshinre në fjalorin e tij të luftës politike.

Por halli çfarë s’të bën, të tjetërson si njeri dhe si politikan, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin që i ke vënë vetes. Dhe Berisha e ka një qëllim madhor: shpëtimin e vetes dhe të familjes së tij nga përballja me drejtësinë, si dhe përpjekjet për të bërë dhe të tjerët si veten, të padëshirueshëm nga ana e SHBA. Për këtë qëllim i duhet të ketë pas vetes një parti politike, anipse me profil anti-amerikan, por që të shërbejë si mburojë në përpjekjet për mbijetesën e familjes.

Këtu Berisha është vërtetë në hall. Pasi ka një grupim politik, “Rithemelimin” por për hir të së vërtetës nuk e ka të regjistruar askund në organet e drejtësisë, nuk shërbën për asgjë për hallin që ka, por është vetëm për koperturë për të treguar muskujt ndaj kundërshtarëve politikë, brenda dhe jashtë partisë, por mbi të gjitha ndaj partnerëve tanë, të cilët e kanë bërë ‘hasha’ duke e shpallur ‘non grata’ familjarisht.

E thënë në terma të tjera më të përtypshëm nga ana e publikut shqiptar, Berisha deri në këto momente kryeson një grupim politik brenda PD, të pacertifikuar, të paregjistruar, në ‘të zezë’. Ndonëse në shumicë për këtë parti.

Prandaj po lufton me mish e shpirt për të marrë në zotërim vulën dhe logon e PD, për të qënë drejtues legjitim i PD. Ndryshe me “Rithemelimin” dhe në pritje të përfundimit të betetejës për vulën në Apel, gjasat janë që ta marrë Alibeaj mundësinë e përfaqësimit zyrtar të PD, Berisha është në ajër, nuk ekziston juridikisht dhe as politikisht nuk mund të përballet me askënd.

Mund ta quash grupimin e tij çfarë të duash, celulë anti-amerikane, bandë e cila bën sherre në lagje, herë para kryeministrisë, herë para Parlamentit, herë në mes të bulevardit, por kurrë nuk mund ta quash formacion politik, që aspiron për të hyrë në ballafaqime elektorale dhe të marrë vota, aq sa të besojnë shqiptarët. Dhe duke qënë kështu, bën që të “trimërohen’ dhe budallejnë e lagjes, që të shkojnë në bulevard dhe ta godasin me grusht.

Vendoset me 3 mars fati i vulës dhe logos së PD, ndaj Berisha po ushtron presion me të gjitha mënyrat për të ndikuar sadopak dhe për të trembur gjyqtarët që do të marrin këtë vendim, tepër të zgjatur në kohë.

Pse të mos bëje presion mbi drejtësinë. Në SPAK po e ‘hanë’ presionin vende vende, pasuria e tij nuk po hetohet dhe përbën rekord për drejtësinë e re shqiptare refuzimi nga ana e një prokuroreje për ta hetuar këtë pasuri, pasi ka bindjen se nuk e ka vënë në mënyrë të paligjshme. Hajde merre vesh. Kur drejtësia flet me bindje, besojmë se më e pakta nuk është në rrugë të mbarë. Duam të tregohemi sa më dashamirës për të mos përdorur fjalë tjetër, më të rëndë themi.

Dhe për të arritur qëllimin e tij, Berisha ka dalë me një kauzë të re tashmë, atë ‘seksuale’. Me pak fjalë ‘revolucionin demokratik’ që pretendon se do të realizojë opozita shqiptare për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, brenda disa ditësh e ka transformuar në ‘revolucion seksual”. Duke ‘revolucionaizuar’ veten në radhë të parë në këtë ‘sektor’ të parrahur më parë prej tij.

Duke qënë se berisha është gati të kapë çdo kauzë që del rrugës, duke qënë se nuk i del inati për shpalljen ‘non grata’ nga SHBA familjarisht, dhe mbi të gjitha përcaktimi dhe nga raporti i CIA-s amerikane se ka marrë gjysmë milioni dollarë nga Rusia për të rrëzuar qeverinë shqiptare, akuzojë atë dhe jo ‘besëprerin’ Lulzim Basha sikurse dëshironte ai, atëherë ka nisur t’i sulmojë të gjithë që nga Tirana e deri në Uashington dhe Londër për korrupsion të rëndë, por dhe për korrupsion erotik.

Me logjikën e një drejtuesi portali mediatik sipas të cilës “seksi shet”, Berisha ka vendosur që tashmë në pleqërinë e tij të thellë të provojë dhe ‘revolucionin seksual’, si gurin e fundit politik me të cilin mendon se mund të arrijë diçka, për hallin e tij personal.

Mjaftoi një hetim i ngritur nga ana e organeve ligjzbatuese amerikane ndaj zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal i cili akuzohet se nuk ka deklaruar ca borxhe që ka marrë prej mikut dhe bashkëpunëtorit të tij në FBI, shqiptaro-amerikanit Agron Neza, dhe që paskeshin takuar dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, hetime tërësisht amerikane këto sipas aktit përfundimtar të hetimit e që nuk kanë asgjë shqiptare brenda por dhe asnjë akuzë për korrupsion për shtetasit amerikanë nën hetim, që Berisha të shfrenojë fantazinë në atë farë feje, sa të përdorë një fjalor që askush nuk e ka menduar se do të dalë nga goja e tij.

Në fillim hodhi lajmin e paqenë se kongresi ka ndërmarrë një hetim për zyrtarin e lartë të FBI dhe për këtë sipoas tij, nevojitet dhe një hetim parlamentar nga Kuvendi i Shqipërisë për Ramën, pavarësisht se asnjëra dhe as tjetra s’kanë lidhje mes tyre.

Nuk ka asnjë hetim nga kongresi amerikan, çështja është në gjykatë dhe pritet të vendoset për zyrtarin e FBI që ka thyer rregullat administrative të institucionit ku punonte, gjykohet dhe për gjëra të tjera, por që janë jo vetëm jashtë formatit por dhe jashtë takatit të përfshirjes së Shqipërisë apo të kryeministrit të saj Edi Rama në të. Nuk rezonohet gjyqësori nga Kongresi andej, pra nga politika. Eshtë Amerikë aty, vend i sundimit të demokracisë dhe ligjit, jo si në Shqipëri, ku një hetim apo gjykim degjenerohet me deklarata publike apo dhe me hetime parlamentare, duke ia humbur vlerën në fund të herës dhe mbyllur çështjen pa dhënë drejtësi.

Por duke e kapur këtë kauzë, Berisha mendoi se mund të dilte dhe tek shpallja e tij ‘non grata’ duke e ‘harruar’ për një moment të akuzuarin e madh Xhorxh Soros që ka lobuar në Uashington, sipas tij i nxitur nga Rama për t’ia bërë ‘gropën, dhe duke ia atribuar këtë gjëmë që i ndodhi zyrtarit të FBI, McGonigal, si njeriu që e sanksionoi përfundimisht si të padëshirueshëm në SHBA.

Organizoi dhe protesta për këtë qëllim Berisha, kundër Ramës për të mbrojtur ‘nderin’ e SHBA nga kryeministri i Shqipërisë, të cilit i atribuoi të pamendueshmen, korruptimin e qeverisë amerikane, korruptimin e superfuqisë së vetme të botës, por hasi në një indiferencë totale nga shqiptarët si dhe nga vetë amerikanët, për ‘nderin’ e të cilëve ai po ‘luftonte” me pathos.

Dhe kur pa se nuk po ia vërshëllente askush në këtë rruzull për këtë qëllim, vetëm militantët e tij që dyndeshin në Tiranë, që për t’u trimëruar i fusnin birra me paratë e dhëna nga organizatorët për të “rrëzuar Fatos Nanon nga pushteti”, Berisha kaloi në fazën e dytë të ‘revolucionit’, atë të ‘ekstazës’ për mbështetësit, në “revolucionin seksual”.

Fantazia e tij u shfrenua jo vetëm nëpër studiot televizive por dhe në mes të sallës së parlamentit, teksa akuzoi qeverinë dhe kryeministrin e vendit të tij, se ka përdorur zyrtaret e administratës për të joshur e për të ndikuar që ta shpallnin atë ‘non grata’, të ndryshonin drejtimin e logjikës së qeverisë amerikane, që të ‘sakrifikonin’ dhe më të madhin ‘dashnor’ të Amerikës, vetë atë Sali Berishën.

Në fillim të gjithë ishin të bindur se Berisha e kishte përdorur në inat e sipër akuzën për ‘korrupsion erotik’, por kur deklaroi se ka video dhe foto të takimeve seksuale të diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj që vijnë në Shqipëri me zyrtare shqiptare, atëherë të gjithë e besuan se Berisha e kishte të mirëmenduar një kauzë të tillë por dhe se është në një hall të madh derisa mbërrin deri në këtë shkallë.

Dhe nëse e shihje me vëmendje se si sillej në Parlament, para parlamentit, apo nëpër studio televizive duke deklaruar se ka video dhe foto seksuale, si mbylklte njërin sy, jo atë të majtin që i ‘ngrion’ kur është në hall, vetë Berisha dukej si një ‘pornostar’ i vonë, që flet lart e poshtë për seks mes diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj me zyrtarë të administratës shqiptare. Si një ‘pornostar’ i rënë nga vakti, që nuk i bën punë askujt, as “Rithemelimit”.

Nëse nuk do ta njihnim Berishës i cili çfarë nuk ka nxjerrë nga goja për 32 vite me radhë ndaj kundërshtarëve politikë, një pjesë të akuzave i ka gëlltitur herë pas here si në rastin e atyre ndaj Fatos Nanos e mbi të gjitha ndaj Ilir Metës, do të thonim se ka pësuar ndonjë ‘krisje’ mendore.

Por meqë e njohim, shtuar këtu dhe moshën e thellë të pleqërisë, ku goja me takatin janë në proporcion të zhdrejtë, thjeshtë mund të themi se halli që ka mbi kurriz e ka katandisur në këtë derenxhe. Katandisje që ka kapur dhe mbështetësit e tij, pavarësisht moshës, të cilët si Berisha nisin të artikulojnë të njejtat deklarata për ‘korrupsionin erotik’.

Sa për ‘revolucionin demokratik’ që u katandis në ‘revolucion seksual’, ajo që mund të themi është se sikurse po ecën me shpejtësi situata, shumë shpejt do të kalojë në fazën fundit, në një revolucion për shuarjen përfundimtare të grupimit të tij politik. Pas 3 marsit, dhe sidomos pas 14 majit, pritet që dhe ‘agonia’ politike e Berishës të marrë fund njëherë e mirë dhe të ‘prehet’ politikisht në mënyrë përfundimtare. Ka moshën në fakt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kajo: 19/02/2023 06:12

    Ja dhe ky ramofagu qe brockullis gjithmone nje jave i shfazuar.

    Përgjigju
    • Gjergj: 19/02/2023 09:40

      NEVERI pèr uturakmbajtèsin e Enverit dhe hajdutèt perversè qè i shkojnè pas.

  • Zhani: 18/02/2023 23:36

    Berishianet dhe berishizmi jane pjese e veriorit shqiptar qe jeton mes dy shekujsh te 20-tin dhe te 21-njeshin! Otomane,komuniste-komuniste bolshevike! Nuk i jap dot pergjgje pse amerikanet nuk i shkojne deri ne fund kesaj ndyresire! Pa folur per SPAK qe eshte trembur nga militantet kriminele te Saliut!Pse nuk vepron SPAK kur Saliu do te shpiere kriminele ne Surrel tek shtepia e Rames?

    Përgjigju
  • Kopetenti: 18/02/2023 21:47

    Bravo për shkrimin Jakin. Besoj se i ke thënë qartë dhe bukur se çfarë perversi i ndyrë është Sali Berisha. Tashmë në pleqërinë e thellë po bën sforcon e fundit se mbase rregullon diçka gjë që zor se mund të ndodhe. Përfundimisht historia e Sali Berisha është drejt fundit të turpshëm të tij.

    Përgjigju
  • O tej: 18/02/2023 21:15

    Berisha ka shku per lesh ….ka shku ne te Sheqeres …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë