Revolucioni, ose estrada që do të na shoqërojë deri në finalen e Big Brother

Revolucioni, ose estrada që do të na shoqërojë deri në finalen e Big Brother

Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

Goditja e marrë në KAS e ka nxjerrë opozitën shqiptare nga binarët. Monika Kryemadhi e nisi një natë më parë fjalën në një emision duke akuzuar qeverinë kineze se ka financuar lajmet për botoksin dhe silikonin e saj.

Oerd Bylykbashi paralelisht pretendonte se listat për Këshillat Bashkiakë do të jenë të përbashkëta, nderkohë që Ilir Meta ka firmosur më Berishën që kandidatët t’i ketë ky i fundit, ndërsa këshilltarët Partia e Lirisë. Madje Meta edhe e ka dorëzuar listën me 63 emra për Tiranën në KQZ, për t’i mbyllur gojët bylykëve. Por, kujt t’i thuash…

Çudira po prodhon kjo opozitë mes afsheve nga flirtimi me Celibashin, tek pezmatimi që i dhanë katër nga pesë djemtë e KAS-it.

Të vetmit që në këtë situatë i shndërrin si e stampuar nga zori buzëqeshja në fytyrë është Sali Berisha. I dyzuar nëse duhet të mallkojë Ilir Rusmajlin apo të zgjidhë hallet e koalicionit, duket se po përgatitet për të dhënë habere më të rënda se komploti i Pekinit mbi mollëzat e Monikës.

Madje njërin lajm e paralajmëroi me ‘kaparin’ që Ilir Meta ia çoi në mitingje si garanci qysh në krye të Foltores.

Do të ketë edhe vrasje në fushatë elektorale, bërtiste të enjten Ylli Manjani që për turp të këtij shteti ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë.

Dita-ditës, panorama e zgjedhjeve lokale të 14 majit po del në dritë të diellit. Do të kemi një Parti Demokratike në fletën e votimt dhe një shpikje hibride si ajo e të parakohëshmeve të 6 Marsit. Në mos më keq. Domethënë Ilir Meta dhe Sali Berisha, s’kanë më iniciale për të mpiksur, por disa bojëra. S’ka më as PD dhe as LSI, por një të kuqe e një blu që po i trazove bashke për ironi bëjnë mavinë e urryer të Doktorit.

Tani të presim kandidatët e Bashkive se as gjysmat s’i kanë shpallur edhe pse u premtuan brenda afatit të “Primareve”.

Nuk dihet se si do të fitojnë në 14 Maj me kandidatët e gjetur në minutë të fundit. Me ortodoksët e Dules dhe katolikët e Ndokës në koalicion. Me armiqtë e Kinës siç na qenka çifti Meta-Kryemadhi. Dhe me armikun e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhë, Sali Berisha (familjarisht).

Ajo që do të na shoqërojë gjer atëherë, është garant buzëqeshja budallaqe në fytyrën e Doktorit. Nga e hëna në të premte, në çdo ekran. Derisa të vendoset finalja e Big Brother!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon