Revolucioni/Mbështetësit e Berishës kërkojnë të rrëzojnë Edi Ramën me armë

Revolucioni/Mbështetësit e Berishës kërkojnë të rrëzojnë Edi Ramën me armë

Tashmë çdo gjë është e qartë; njerëzit e grupit propagandues të Sali Berishës po bëjnë thirrje për kryengritje të armatosur kundër Edi Ramës.

Një nga mbështetësit mediatik të Berishës, ka deklaruar hapur se “ky duhet shkulur nga ajo zyre, me Amendamentin e dyte te Kushtetutes amerikane…”.

Dihet se Amendamenti i Dytë i Kushtetutës së SHBA thekson se qytetarët kanë të drejtën e mbajtjes së armës.

Përmendja e armës, duket se është një logjikë që përsëritet herë pas here nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Berisha e ka bërë deklaratën në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 2016, ndërsa një vit më pas në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, këtë deklaratë e bëri Ilir Meta, i sapozgjedhur president i Republikës.

Reagimi i ashpër erdhi pas vendimit të Qeverisë për t’i dhënë ndihmë ekonomike familjes së Klodian Rashës, vendim të cilin mund ta kontestojë politikisht edhe në gjykatë opozita.

Sipas gjasave, Berisha këtë thirrje do ta rinovojë edhe sonte në televizionin e familjes së tij, për një kryengritje pa kthim.

Ka mbetur vetëm taktika e kësaj kryengritje; do të jetë e hapur apo guerrile, apo e kombinuar.

Që mund të ketë disa mundësi, të njohura prej vitesh në Shqipëri, që nga prishja e shtyllave të tensionit, e deri tek akte të ngjashme, por që në bazë kanë dhunën.

E cila vjen si thirrje politike, si sllogan elektoral i një grupi që nuk dëshiron të përballet në zgjedhje.

Grup, i cili nuk është përballur në zgjedhje që nga viti 2017, por ka dashur vetëm marrëveshje në tavolinë përpara hyrjes në betejën elektorale.

Marrëveshje që në vitin 2017, Lulzim Basha e arriti, por më pas tha që nuk do ta përsërisë më.

Nga ana tjetër Edi Rama tha që kjo është marrëveshja e fundit për të zgjidhur problemet përpara zgjedhjeve.

Mjaft personazhe politike të lidhur me opozitën përmendin vitin 1997, por realisht nuk është ai rast dhe ai vend.

Shqipëria është anëtar i NATO-s, vendim që u mor më shumë nga vullneti i partnerëve sesa nga një plotësim standardesh.

E në një vend të NATO-s, sipas të gjithë precedentëve dhe logjikës, pushteti nuk vjen nga dhuna, ndryshimi nuk vjen nga arma; i vetmi element janë zgjedhjet.

E kush nuk hyn në zgjedhje, është një organizatë jashtë politikës; fiks si Matthew Palmer, zyrtar i lartë i DASH paralajmëroi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se si mund të cilësohen partitë që ata drejtojnë nëse i drejtohen dhunës.

Përmendja e armës? Pastaj kjo nuk është argument; ngjan vetëm me ata anëtarë të ISIS në videot që shpërndante organizata terroriste në shqip se “ditë më të zeza do të vijnë”…./Tema

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RATABOLJA: 15/12/2020 17:28

    O sali pekmezi je bo sikur ke dal nga qymezi tu vjedh pula o sali muli që Edi Rama ta nguli. Edi Rama prap do fitoi e ty pika do të maroi. Se jeta jote për dreç do shkoi o sali karalloi.

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 15/12/2020 10:53

    Le ta provoi weni bastard malok salmut berrrshurrra se sa i vlen lëkura kti maloku me preardhje analfabetësh komplet familja. Se Shqiptarët ksaj radhe jan gati tja numuroin në lule të ballit kti qeni zgjebarak me emrin salmut ta provoi e do lai gjith mëkatet e 30 viteve të kti familje bastardi me emrin bershurra.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 15/12/2020 08:57

    DUHEN FALENDERUAR PO PATEN ATE MENDJE DO TEJET FATALE PER SALI KANCERIN DHE KAN PER TE SHKUAR NE GOP TE LIRISE DHE SALIU DHE BANDA E SALIUT

    Përgjigju
  • sifi: 15/12/2020 07:44

    Kush kerkon zjarr ,ne zjarr do digjet.Nuk eshte as 97 dhe as 98 .Nato ti ngre kembet perpjete ,ne rast cenimi te rendit kushtetues.Le ta provojne dhe do ta gjejne .Populli do shtet dhe jo rrumpalle qe kerkpn Saliu

    Përgjigju
  • tosi: 15/12/2020 06:24

    Berisha ose Lenini i koheve moderne kerkon revolucion Nafijedybekobaxhellijan, Lefterohunderromaliqjan, Nikollabythqirolehesjan dhe me ndihmen e lristave naziskine te haremit te leshelise ne Jale si dhe me naziskinet e mamurrasit te komanduar nga kryevagabondi i pd leshelis Flamur Herman Geringu kerkon te djege Tiranen me molotov dhe tu prishe gezimin dhe zbukurimet e krishtlindjes qytetareve Tiranas dhe gjithe Shqiperise.

    Përgjigju
  • Qytetar: 15/12/2020 03:30

    Kjo fare e keqe duhet te largohet nje ore e me pare ku nuk ka siguri Jeta prona private biznesi dhe e ardhmja e te rinjeve dhe vetem me protesta te fuqishme mund ta largojme mostren

    Përgjigju
  • Petro: 14/12/2020 21:37

    Nuk e kerkojne mbeshtetesit e Berishes, por kete ua kerkon Berisha dora vete. Eshte strategjia e tij qe per te ardhur ne pushtet kerkon te djege vendin.

    Përgjigju
    • Arbëri: 15/12/2020 11:28

      Ëndrra e tij do mbetet ankth i tij sepse nuk ka gjasa as teorike që ta arrijë atë qëllim ugurzi ky matuf i qmendur !!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit