Rexhepi: 101 kriteret e udhërrëfyesit i plotësojmë deri në fund të vitit

Rexhepi: 101 kriteret e udhërrëfyesit i plotësojmë deri në fund të vitit
Një ditë para se Kosova ta marr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, thotë për Radio Kosovën se janë 101 kritere që Kosova duhet të përmbushë.


Vendet e rajonit kanë pasur obligim që të përmbushin vetëm 47 kritere. Mirëpo, Rexhepi thotë se nuk ka hapësirë për dekurajim, sepse të gjitha këto kritere ndihmojnë procesin e integrimit evropian.

Sipas ministrit Rexhepit, çdo shtet që më vonë përfshihet në këtë proces ka më tepër kritere, për arsye se dështimet e menaxhimit të liberalizimit të vizave me shtetet tjera nuk duan të reflektohen edhe te Kosova. Por, kjo për neve nuk është dekurajuese, sepse që nga viti 2009 me udhërrëfyesin vetanak kemi filluar me implementimin e kushteve për procesin e liberalizimit të vizave, ku në disa fusha jemi mjaftë të avancuar. 
Që të jemi shumë të saktë, duhet ta presim udhërrëfyesin dhe në mënyrë precize ta shohim se çka kërkohet. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza