“Raportin e kanë hartuar strukturat e UNMIK-ut në Kosovë. Asgjë më e mirë as që është pritur, sepse ata janë pak të hidhëruar për zvogëlimin e fondeve për zyrën e tyre. Unë nuk mund ta kritikoj Ban Ki-munin, sepse ai e ka lexuar atë raport, që ka ardhur nga UNMIK-u, e cili është përplot dezinformata”, i ka thënë ministri Rexhepi, agjencisë serbe të lajmeve, Beta.
Mediat serbe kanë raportuar se në raportin e radhës për gjendjen në Kosovë, "Ban Ki-mun e ka kritikuar ashpër punën e Policisë së Kosovës në tre muajt e kaluar, duke vënë në pah incidentet që kanë ndodhur gjatë festës serbe të Vidovdanit të mbajtur në Kosovë"