Rexhepi: Do t'i arrestojmë poseduesit e patent-shoferëve se

Rexhepi: Do t'i arrestojmë poseduesit e patent-shoferëve se
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se ata qytetarë serbë që kapen duke përdorur patentë-shoferë që i lëshon MPB-ja serbe në Kosovë do të arrestohen.

 “Polica do t’i identifikojë të gjithë ata që përdorin patentë shoferë ilegalë, ndërsa do të dërgohen në kundërvajtje”, ka thënë Rexhepi, për të përditshmen“Tribuna Shqiptare”. 

Ai gjithashtu ka thënë se do të penalizohen edhe ata policë që nuk zbatojnë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, duke iu përgjigjur kryetarit të Këshillit Nacional Serb në veriun e Kosovës, Milan Ivanoviç, i cili ka paralajmëruar se një vendim i tillë nuk do të mund të implementohet në veri të Kosovës.

Pothuajse në të gjitha qytetet ku ka minoritarë serbë funkcionojnë zyra paralele të Serbisë që lëshojnë dukumente serbe si certifikatë të lindjes, kartë identiteti, pasaporta dhe patentë-shoferi.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi